Connect with Us

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës së mallrave serbë/ Haradinaj-Kurtit: Një kthim prapa në procesin e dialogut

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurtit për heqjen e taksës për mallrat serbe dhe zëvendësimin e saj me parimin e reciproritetit.

Haradinaj thotë se heqja e taksës do të thotë një kthim prap në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bëri thirrje Kurtit që të mos e heqë taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por të mundësojë një kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

”Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.” ”Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar. Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?/ SHBA i vë “vulën”

Publikuar

-

Nga

kriza politike

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane, euobserver.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer për euobserver në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.
“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE