LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Betimi i gjyqtarëve duke anashkaluar Presidentin/ Komiteti i Helsinkit letër Manjës dhe Kuvendit

19 Shkurt 2020, 16:08, Politikë CNA
Betimi i gjyqtarëve duke anashkaluar Presidentin/ Komiteti i Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dërguar një letër kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, dhe Kuvendit, lidhur me ndryshimet ligjore për betimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, duke anashkaluar Presidentin.

Komiteti i Helsinkit deklaron se betimi i gjyqtarëve nuk mund të bëhet me shkrim dhe atributet që Kushtetuta i’a ka caktuar Presidentit, s?mund t?i jepen një tjetri.

?Lidhur me këtë propozim, KShH vlerëson se ceremonia e betimit që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet me formë të shkruar, pasi betimi në vetvete, si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizikë të personit që betohet do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, para Presidentit të RSH. Gjithashtu, sikurse dihet atributet që i ka dhënë Kushtetuta një organi, nuk mund t?i jepen një organi tjetër?, thuhet në letër, ndërsa më tej theksohet se anashkalimi i betimit te presidenti, mund t?i japë fuqi prapaveruese gjyqtarëve.

?Përveç argumenteve të përmendura më sipër, KShH vlerëson se ky parashikim mund t?i japë fuqi paravepruese, gjyqtarëve të zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar që janë zgjedhur sipas legjislacionit në fuqi?, nënvizon Komiteti i Helsinkit./CNA.al

Lajmet e fundit nga