LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Alarm për grusht shteti’/ Spartak Braho i përgjigjet Metës

19 Shkurt 2020, 09:43, Politikë CNA
“Alarm për grusht shteti’/ Spartak Braho i përgjigjet

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka diskutuar sot akti normativ i qeverisë për paketën Anti-KÇK.

Por, gjatë diskutimeve, deputeti Spartak Braho ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta si edhe të opozitës, lidhur me pretendimet se po përgatitet një grusht shteti në vend.

Braho i ka cilësuar si qesharake pretendimet në fjalë, ndërsa theksoi se nuk mundet që mazhoranca të bëjë grusht shteti, kur ndodhet në pushtet. Një gjë e tillë sipas tij bëhet nga opozita.

?Çuditem me një gjë, nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bejë grusht shteti Edi Rama kundër vetes së tij? Opozita mund të bëjë grusht shteti. Është jo vetëm qesharake por një lloj justifikimi. Jam deputet i vjetër dhe ka pas raste kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti. Si mund të bëjë mazhoranca grusht shteti kur pushtetin e ka.? u shpreh Braho.

Ndër të tjera Braho theksoi se Shqipëria nuk është vendi i parë që aplikon masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetitm ndërsa solli si shembull Italinë apo SHBA, pasi u godit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

?Nuk jemi ne të parët që aplikojmë masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetit. Italia në vitet ?80, i ka aplikuar ato. SHBA pas 11 shtatorit aplikoi masa të forta që preknin të drjetat e njeriut. Edhe ne kemi zgjedhur këtë masë.? vijoi më tej Braho.

Lajmet e fundit nga