LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

18 Shkurt 2020, 18:42, Kosova & Bota CNA
Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t?i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona ? anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ??Bujanina??, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga