Connect with Us

Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

Politikë

Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së për transparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit.

Sipas Vasilit, të gjithë e dinë që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron prandaj SHBA do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë.

“Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit!
SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.
Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.
Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademinë e Trasparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë”, shkruan Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së djeshme të donatorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh falenderuese ndaj vendeve që kanë ndihmuar Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky është një mesazh i qartë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiprarëve.

“Konferenca e djeshme do t’iu japë shqiptarëve kurajon për të vazhduar betejën e tyre. Ajo tregoi mbështetjen nga BE për shqiptarët. Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, përkundrazi ndiejnë detyrimin për t’i ndihmuar ata”-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa tha se “Ajo që dua të theksoj është se tani duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Buzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitësh kërkon kredi.”

LEXO EDHE:  Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

LEXO EDHE:  Refuzimi i vizave/ 170 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në “listën e zezë” të SHBA

Më tej, ajo theksoi se “Shuma 880 milion euro, është hua, borxh që do paguhet nga taksat e shqiptarëve prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur, që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Besimi tek kjo qeveri ka humbur.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po shkoni si delet drejt thertores”/ Avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me konferencën e donatorëve për Shqipërinë, e cila u zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se 880 milionë € kredi, në emër të qeverisë shqiptare, që sipas tij është njëlloj si “t’i hapësh varrin vetes”.

“Të të miratojnë 880 milionë € kredi në emrin tënd pa të pyet hiç (thuhet që është akoma dhe më shumë por duhet të presim konfirmimin) kur je zhytur me 13 miliardë € në total, do të thotë që ke marrë lopatën dhe po hap varrin tënd ekonomik.. ose po bën gati valixhet për t’ja mbathur për të mos paguar për dekada interesa për një kredi që e ka marrë Qeveria në emrin tënd pa të pyet e pa të pjerdh hiç (në fakt mendo se muaj ka Edi me 40 hajdutët e vet që bisedojnë mçeftas me këto banka)..”-shkruan Goxhaj.

Më tej, Goxhaj bën edhe një paralajmërin të frikshëm, ndërsa shkruan se “Veç ajo gjëja që s’kuptoj unë:

LEXO EDHE:  Taksimi i Rrugës së Kombit/ “Rebelohet” ish-ministri i Ramës: Refuzojeni

LEXO EDHE:  LSI sulmon aksionin e tatimeve/ Kërkon fajtorët për 140 milionë eurot Bechettit

Po pse janë kaq të gëzuar xhanëm.. sidomos këta me shkollë?!? Si ato delet që shkojnë me qejf t’u këndu e tu lodru drejt thertores!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasi fugonin e burgjeve me të dënuar brenda/ Arrestohet shoferi

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar shoferin e drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në vendin e quajtur Qesarat.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet H.H.

Sipas policisë, 56 vjeçari duke drejtuar furgonin tip “Hyunday” në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve po kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet S. Sh. Për ngjarjen u arrestua 56-vjeçari, ndërkohë që u referuan materialet në Prokurori për 60-vjeçarin nga Memaliaj që drejtonte ‘Benz’-in.

LEXO EDHE:  Mosha e pensionit 70 vjeç/ Vasili jep alarmin për fondin

LEXO EDHE:  Video/ Trump takohet me trupat e ushtrisë amerikane

Në furgon ndodheshin shoferi, gjashtë efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit./CNA.al

LEXO TE PLOTE