LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Iu pret një ditë e bukur me diell, por ja sa do jenë temperaturat

18 Shkurt 2020, 07:14, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Iu pret një ditë e bukur me diell, por ja sa do

Për ditën e sotme, moti do të vijojë të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike, pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë.

Lajmet e fundit nga