LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"STOP" sjell skandalin e drejtueses së Përmbarimit Lushnjë/ Shkarkohet Luiza Gjergjova

18 Shkurt 2020, 21:11, Denoncim CNA
"STOP" sjell skandalin e drejtueses së Përmbarimit

Pak ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi një problem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje. Pëllumb dhe Seit Zele ishin konflikuar për pronën dhe situata u rëndua, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.

Gazetari i ?Stop? e pyeti përmbaruesen Gjergjova, se pse ekzekuton vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi gazetarin. Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj. Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit ?Stop? dhe gjykata e Lushnjes i dha të drejtë emisionit ?Stop?.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh, se do të ngrejë grup pune e do të marrë masa për rastin në fjalë. E në fakt ka mbërritur reagimi i Ministrisë dhe Përmbarimit shtetëror, që konfirmon shkarkimin nga detyra të drejtueses së përmbarimit të Lushnjes Luiza Gjergjova. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

Lajmet e fundit nga