Connect with Us

“Shqipëria nuk e ka problem të marrë kredi”/ Shano shpjegon milionat e Francës

Politikë

“Shqipëria nuk e ka problem të marrë kredi”/ Shano shpjegon milionat e Francës

Publikuar

-

Eksperti i Ekonomisë, Dritan Shano, njëkohësisht anëtar i këshillit Kombëtar të PD-së tha se është për t’u vlerësuar fakti që një numër i madh vendet nën thirrjen e Komisionit Europian u mblodhën për të ndihmuar Shqipërinë.

Shano theksoi se kjo Konferencë Donatorësh ishte unike në llojin e saj sa i përket Shqipërisë pasi bëhet fjalë për të rindërtuar zonën më të rendësishme ekonomike të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti.
“Ajo që pamë dje në Bruksel është se KE është në gjendje të gjeje mbështetje dhe solidarizim. Janë 94 vende që premtuan grante ose kredi për Shqipërinë. Nuk besoj që ka njeri dyshime që Komisioni është në gjendje të organizojë një konferenbcë donatorësh për t’iu përgjigjur një situatë si ajo pas tërmetit“, tha Shano.

Shano komentoi në studion e Abc News, edhe veprimin e Francës e cila ofroi më shumë para në formën e kredive të buta

Në lidhje me këtë, Shano tha se është një strategji e Francës për t’u fokusuar në Ballkanin Perëndimor.
“Franca dje ka bashkuar dy qasje të saj. Njëra lidhet me rindërtimin dhe rekuperimin e situatës në Durrës dhe Thumanë. Po ashtu ka shpërfaqur një pjesë të strategjisë së saj mbi rajonin. Franca ka një program të sajin për gjashtë vendet e Ballkanit me më shumë se 1 miliard euro. Ai 100 milionëshi nuk ka lidhje me rindërtimin. Është një projekt rajonal. Franca nuk e ka patur më parë këtë qasje ndaj Ballkanit, kjo ka ndryshuar me ardhjen e Presidentit Macron në zyrë. Ndoshta duan të balancojnë supremacinë e Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Politika fut në depresion biznesin/ Sipërmarrësit frenojnë investimet

Të marrësh 260 milion euro premtim në një konferencë nuk është gjë e vogël. Një pjesë e tyre janë harxhuar ndërkohë për të përballuar situatën e emergjencës pas tërmetit. Pjesa tjetër është kredi, e butë ose jo, ajo mbetet kredi“, u shpreh Shano duke shtuar se Shqipëria nuk e ka problem të marrë kredi. Madje, sipas tij së shpejti do të marrim 600 milion euro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Publikuar

-

Nga

Prej disa ditësh CNA.al ka vijuar të publikojë materiale të plota investigative, të cilat tregojnë lidhjen qeveri-oligarkë-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Faktet flasin vetë. Mund t’i lexoni të gjitha në linqet më poshtë, që nga denoncimi i parë (lexo këtu), ku ne kemi nxjerrë kompaninë që ka krijuar bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri. Së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.

Më pas ne publikuam edhe dokumentet e tjera sesi EM Capital Group AD, pra sesi gruaja e Ben Blushit, dhe pronarët e inceneratorëve blinin Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. (Lexo këtu). Kompani e cila ka të njëjtët pronarë që ka edhe Top Channel.

Po ashtu CNA.al, ka zbuluar sesi Ben Blushi ka fituar prona me një vlerë të konsiderueshme, me një çmim qesharak. ( Lexo këtu).

Gjithashtu CNA.al, ka zbuluar me dokumente ekskluzive, ku tregohet sesi Eva Blushi, me profesion notere, në kundërshtim me ligjin, rezulton aksionere në katër biznese. ( Lexo këtu)

Por, pas këtyre denoncimeve, në tre ditët e fundit në mënyrë krejt “rastësore” nga Agjencia e lajmeve të CNA.al janë ndërprerë në mënyrë të njëanshme tre kontrata reklamash, jo sepse na mungon audienca, jo sepse jemi media e pabesueshme, jo se nuk kemi vëmendjen e publikut, jo se nuk invetigojmë, jo se gabojmë por se thamë të vërtetën.

LEXO EDHE:  I nisën mesazhe në telefon/ Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar dhe familja e tij

LEXO EDHE:  Vetting-u në ekonomi/ Kosto e drejtësisë së munguar

Denoncuam lidhjen e Top Channel me qeverinë dhe koncesionarët.

Por, ne nuk do të na ndalin as sulmet në server as raportimet në rrjetet sociale, as heqja e reklamave dhe këtë e kanë provuar edhe shumë të tjerë pronarë mediash. Këtë e dinë shumë mirë edhe Blushi edhe Vjollca.

Ne do vazhdojmë të themi të vërtetën me fakte dhe dokumente ekskluzive të vërtetën që shqiptarët duhet ta dinë, sesi një televizion kombëtar përdoret për interesat e veta dhe jo interesat e publikut./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Skema qeveri-koncesione-media/ Pse heshtin moralistët e antikorrupsionit, Lubonja, Bushati & co?

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përpjekja e Rilindjes për grusht shteti/ Meta thërret në zyrë Bashën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Bëhet me dije se Presidenti Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

“Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, thuhet në njoftimin e zhëdhënësit të Metës, Tedi Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihmat e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Nishani ngre alarmin: Qeveria rrezikon t’i zhdukë

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas ndihmave që i ofruan ndërkombëtarëve shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Nishani ka ngritur alarmin se rreziku i korrupsionit dhe vjedhjes së këtyre parave të shqiptarëve të dëmtuar është shumë i lartë.

“Qeveria shqiptare si njëra prej 3 qeverive më të korruptuara të botës (bashkë me ato të Laosit dhe Sierra Leones), rrezikon t’i zhdukë në xhepat e hajdutëve këto para në vend të ndërtimit të shtëpive të reja e paisjeve për çdo familje të dëmtuar”, shkruan Nishani.

LEXO EDHE:  I nisën mesazhe në telefon/ Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar dhe familja e tij

LEXO EDHE:  Vetting-u në ekonomi/ Kosto e drejtësisë së munguar

Sipas tij, është detyrë dhe përgjegjësi e madhe e opozitës, medias, shoqërisë në tërësi të monitorojë çdo ditë kalimin e parave të dhëna tek shqiptarët e dëmtuar dhe jo në xhepat e qeveritarëve të korruptuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE