Connect with Us

Shisnin droga të forta/ Arrestohen babë e bir në Durrës

Kronika

Shisnin droga të forta/ Arrestohen babë e bir në Durrës

Publikuar

-

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.
Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Droga e fshehur në gomat e makinës/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mashtroi tre persona se do i çonte në Gjermani kundrejt pagesës/ Arrestohet i riu në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka arrestuar pasi akuzoget se ka mashtruar tre persona dhe iu ka marrë paratë.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për t’i çuar në shtetin Gjerman.

LEXO EDHE:  Përplasja me policinë / Kush janë të “fortët” e Don Boskos, sa drogë u sekuestrua

LEXO EDHE:  E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë në Durrës

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale/ Prangoset 27-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një të kërkuar, për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve”, Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi, Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Sipas uniformave blu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Treni shtyp këmbësorin

LEXO EDHE:  Përplasja me policinë / Kush janë të “fortët” e Don Boskos, sa drogë u sekuestrua

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Autobusi përplaset me makinën e policisë/ Plagosen tre persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laprakë, ku një autobus i linjës “Tirana e re”, është përplasur me makinën e policisë.

Mësohet se si pasojë e përplasjes tre gra, të cilat ishin pasagjere në autobus, kanë mbetur të plagosura.

Sipas uniformave blu, të plagosurat janë F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Spar Albania ndihma ushqimore për 1000 persona në Durrës dhe Thumanë

LEXO EDHE:  Shpërthim në repartin ushtarak në Porto Romano/Plagosen dy rojet

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE