Connect with Us

Rrëfimi i pazakontë/ Kapa gruan me shokun tim, vajzës tonë i tha se unë kam vdekur

Lajme

Rrëfimi i pazakontë/ Kapa gruan me shokun tim, vajzës tonë i tha se unë kam vdekur

Publikuar

-

Një rrëfim i pazakontë ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 nga një 30-vjeçar, babai i një vajze të cilën për fat të keq nuk mundet ta takojë dhe ndërkohë ajo nuk e di ekzistencën e tij.

Ishte muaji korrik i vitit 2011 kur erdhi në jetë vajza e A. Ç.. Ajo ka jetuar nën kujdestarinë e të dy prindërve deri në moshën 3-vjeçare. Pas një zënke dhe debateve midis çiftit, ata u ndanë.

Gruaja merr një urdhër mbrojtje me qëllim që babai i vajzës mos të mund t’i afrohej kurrë. Pas kësaj ndarje babai biologjik ka tentuar të takojë vajzën e tij, por për arsye të urdhër mbrojtjes nuk mundej.

Gjatë kësaj kohe gruaja, nëna biologjike e vajzës i dha asaj atësinë e ish-burrit të saj të martesës së parë, që edhe në kohën e bashkëjetesës me A. nuk i kishte dhënë fund ligjërisht.

Kur vajza mbushi 6 vjeç, A.Ç. kërkoi ta regjistronte me prindërit biologjik të saj, por aty kuptoi se vajza nuk e di se ka një baba që jeton, pasi nëna e saj biologjike i ka pohuar se babai i saj ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik.

Pas dhënies së atësisë nga gjykata dhe provës së ADN, vërtetohet se është babai biologjik i saj. Ai kërkon që vajza e tij të marri vesh të vërtetën, pasi nëna  biologjike nuk ia lejon.

Ajo vazhdon ta gënjejë dhe vajza e mitur jeton me mungesën e babait, me motra dhe vëllezër nga dy martesa të tjera të nënës së saj. A.Ç kërkon të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore ndaj vajzës së tij, pasi nuk ia lejojnë këtë gjë.

“Zonja ishte 5 vite më e madhe nga unë, kishte një fëmijë, më thoshte se nuk shkonte mirë me burrin do ndahej. Filluam bashkëjetesën, unë punoja ajo vetëm kujdesej për fëmijën. Prisnim që ajo të bënte ndarjen, pas 2 viteve bashkë erdhi vajza në jetë. Nuk kalonte dot fëmija në atësinë time sepse kishte afate ligjore që duhej të plotësonim.

Unë punoja çdo ditë, ajo filloi të xhelozohej. Filluan zënkat në familje, unë s’i kam dhënë shkas asnjëherë, djalin e saj e mbaja shumë afër. Djali i saj dhe tani kur më takon rri afër me mua. Shumë pak më binte të rrija më vajzën, por mbaja mend fjalët e saj kur më thoshte babi. Divorci erdhi vetëm nga xhelozitë dhe zënkat e saj. Ajo ka marrë urdhër mbrojtje, por nuk është dhunuar asnjëherë”, tregoi 30-vjeçari.

LEXO EDHE:  U braktis nga prindërit 40 vjet më parë/ E ëma i tregon të vërteten, ja reagimi i vajzës

Ai tha se partnerja e tradhtoi me shokun e ngushtë, me të cilin jeton edhe sot.

“Kur unë e kapa me shokun tim të ngushtë u zura me të, ajo nuk shkoi atëherë në polici. Për shkakun e saj hoqa dorë nga puna, fillova në ndërtim. Njoha këtë djalin në punë ai si duket mori numrin e saj nga telefoni im, janë bashkë akoma dhe sot uroj të jetë me të, ajo ka jetën e saj tani, s’kam më asgjë me të”.

Ishte ora 2 e natës kur zonja kishte dalë me të, jam kthyer nga Saranda atë ditë, në telefon thoshte se ishte në shtëpi me fëmijët. Ajo vetë ishte në lokal jam afruar të shkoj për t’u sqaruar, zotëria iku.

Pas këtij momenti lajmërova vëllain e saj, ai më tha bëni ç’të doni s’merrem fare me këtë punë. U largova nga shtëpia, u takova me nënën e vajzës disa herë dhe i kam dhënë lekë në të zezë për atë fëmijë. Nuk jam takuar më me vajzën. Shkova në gjykatë pastaj bëra njohjen e atësisë. Ajo nuk erdhi në gjyq fare kur isha unë nuk vinte ajo. U largova jashtë sepse nuk mund të jetoja dot këtu, e dija për 5 vite që vajza ishte 2 km larg meje dhe se takoja dot. Zonja më ka thënë se vajzës i ka thënë se unë kisha vdekur në aksident automobilistik. I thashë që ke bërë gabimin më të madh dhe e vërteta do dali një ditë”, tregoi babai i ri, raporton Ballkan web.

30-vjeçari tha se është martuar dhe se gruaja e tij e di gjithë të vërtetën dhe e ka mbështetur por se akoma nuk mund të takojë vajzën.
“Vajzën që kam sot nuse ma ka prezantuar dikush. I kam treguar të vërtetën nga fillimi deri në fund dhe më ka pranuar e mbështetur shumë.
Kemi ardhur në Shqipëri para vitit të ri dhe shkuam bashkë tek shkolla të takonim fëmijën, por unë s’kam akoma të drejtën e takimit se jemi ne gjyq dhe aty s’e takuam dot. Për herë të parë e kam parë vajzën në foto dhe s’u përmbajta dot”, tregoi ai.

Ndërkohë në një lidhje telefonike, partneri i ish-gruas e akuzoi 30-vjeçarin për dhunë duke i kërkuar të qëndrojë larg familjes së tij. “Unë po e ushqej atë fëmijën e atij, ai s’ka punë më me familjen time fare, ai aty nuk është shoku im i ngushtë ai është një dhunues”, deklaroi partneri i ish-gruas.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Dy aplikacionet e lajmeve/ Informohu në kohe reale

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) vjen tek ju me dy aplikacione të reja, me anë të të cilave mund të informoheni në kohë reale për çdo informacion nga vendi, bota, rajoni, sport, show bizz, por edhe blogu.

Për të marrë çdo informacion në kohë reale CNA.al ofron dy aplikacione, të cilat mund ti shkarkoni në telefonin tuaj celular, IOS dhe Android.

Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna.

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar sjell për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional dhe të paanshëm.

LEXO EDHE:  U qëllua me thikë dhe vdiq pas 5 ditësh/ Motra e tregtarit: Jam gati të marr hak

LEXO EDHE:  Skandalizon këngëtari shqiptar, i martuar dhe lë mes katër rrugëve të dashurën dhe vajzën

Me një sërë investigimesh City News Albania ka depërtuar tek qytetarët , duke u bërë zëri i tyre dhe duke i bërë ata njëherësh pjesë të tyre, me shqetësimet dhe problemet që ata denoncojnë.

Ne do të jemi përherë këtu, për tju informuar me saktësi, korrektësi dhe paanshmëri, duke pasur në çdo moment prioritet interesin e lexuesve tanë./

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

CNA.al” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>
CNA

 

https://www.facebook.com/citynewsalbania/

LEXO TE PLOTE

Lajme

Situatë e rëndë te Infektivi/ Humbin jetën dy pacientë, 11 të tjerë në terapi intensive

Publikuar

-

Nga

Situatë e rëndë te Infektivi/ Humbin jetën dy pacientë, 11 të tjerë në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se situata në Spitalin Infektiv vijon të jetë serioze.

Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në spitalin infektiv 11 pacientë ndodhen në terapi intensive, 5 prej te cileve ndodhen të intubuar.

Gjithashtu mësohet se dy pacientë të prekur nga Covid-19, kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Bëhet fjalë për një 81-vjecar nga Shkodra dhe një 63-vjecar nga Elbasani.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

LEXO EDHE:  U braktis nga prindërit 40 vjet më parë/ E ëma i tregon të vërteten, ja reagimi i vajzës

LEXO EDHE:  Skandalizon këngëtari shqiptar, i martuar dhe lë mes katër rrugëve të dashurën dhe vajzën

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”-thuhet në njoftimin e Ministrise së Shëndetësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Predikimi i pastorit në bllokun e vajzave Josifi/ Akil Pano: I prekur dhe i trishtuar

Publikuar

-

Nga

Predikimi i pastorit në bllokun e vajzave Josifi/ Akil Pano: I prekur dhe i trishtuar

Në emisionin “Open” në Top Channel është diskutuar makabriteti i jetuar brenda familjes Josifi për muaj me radhë.  Gazetari Andi Bora deklaroi se vazjat mbanin shënime që në viti 2006 dhe në atë kohë ato kishin shënuar disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në panel, Pano tha se nuk e kujtonte, por tha se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

Gazetari: Ka disa shënime nga vajzat që mbajnë emrin tuaj. A i njihni këto vajza? I keni takuar ndonjëherë?

Pastori: Jo nuk i njoh. Nuk kam qenë kurrë në Përmet, as për turizëm.

Gazetari: Shënimet janë të bëra në vitin 2006.

Pastori: Unë që nga viti 2004 kam një emision në radio, nga e hëna deri të premten. Mund ta kenë dëgjuar në radio. Kam një plagë në shpirt kur shikoj që mesazhet e klerikut nuk shkojnë, për jetën por shkojnë edhe për të hapur plagë. Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëheqësit e kishës sonë nuk janë njohur personalisht me ne. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave. Vajzat kanë qenë anëtare e një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të tre vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore.

LEXO EDHE:  U qëllua me thikë dhe vdiq pas 5 ditësh/ Motra e tregtarit: Jam gati të marr hak

LEXO EDHE:  Skandalizon këngëtari shqiptar, i martuar dhe lë mes katër rrugëve të dashurën dhe vajzën

Ditari i gjetur në familjen Josifi

LEXO TE PLOTE