Connect with Us

Roza Lati zbulon lidhjen e Ritës/ “Jam shumë e lumtur për të dhe shokun e saj”

Lajme

Roza Lati zbulon lidhjen e Ritës/ “Jam shumë e lumtur për të dhe shokun e saj”

Publikuar

-

Aktroja shumë e dashur për publikun Rita Lati ka krijuar një lidhje pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin ka një vajzë.

Këtë fakt e ka zbuluar Roza Lati, e cila deklaroi në studion e “Ftesë në 5” se është shumë e lumtur për marrëdhënien që ka krijuar nëna e saj.

“Jam e lumtur me të dhe me shokun e saj që ka. Kur mami pati marëdhënien me shokun që ka, unë kam qenë shumë e lumtur. Nuk do të thotë që unë të jem e mërzitur se mami me babin janë ndarë dhe ata krijojnë një marëdhënie tjetër”, deklaroi ajo, duke i nxjerrë kështu të fshehtat Ritës, e cila është munduar ta mbajë larg syrit të mediave jetën e saj private.

Gjithashtu moderatorja ka treguar edhe arsyen se përse e ka gënjyer nënën dhe i ka thënë të mos shkojë atë natë në shtëpinë e saj.

LEXO EDHE:  Meshkujt e lidhur me një femër të tillë janë 10 herë më të lumtur!

“Mund të ketë ndodhur që t’i kem sajuar ndonjë gënjeshtër mamit të mos vijë se kam mbledhur shqërinë, se kam pasur shumë njerëz, se mami e ka shumë bezdi të rri me shumë njerëz, se ka problem rrëmujën”, theksoi Roza, ndërsa rrëfeu se mosmarrëveshjet vijnë si shkak i natyrës së saj rebele.

“Ajo ka parë botën me sy me kohë e me vakt, nuk është dakord me mua, me natyrën time rebele, thotë rri urtë o mam, mos e bëj o mam. Me një arsyetim të pakundërshtueshëm me natyrën time biem në konsensus”, vijoi më tej Roza, duke folur edhe për marrëdhëniet e ngrohta nënë e bijë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Nuk i kërkoja dot lekë për kafe”/ Roza Lati tregon pse u nda nga ish i dashuri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Roza Lati ka treguar pasditen e sotme arsyen pse i dha fund marrëdhënies me ish të dashurin nga Mirdita, për të cilin është përfolur shumë në media.

Roza tha se ajo që i ndau ishte distanca e largët, pasi ish i dashuri kishte ikur nga Shqipëria për një jetë më të mirë dhe moderatorja nuk ka dashur të shkatërrojë karrierën.

“Nuk rri dot skllave, nuk rri dot pa punuar, po të shkoja nga pas do të thotë se ai do të më japë edhe lekë për kafe dhe këtë nuk e bëj dot. Ka të bëjë dhe karriera, e kam thënë dhe në “Why not”, deklaroi ajo në studion e “Ftesë në 5”.

Më tej, moderatorja rrëfeu edhe fjalët e fundit që kishte dëgjuar nga ish i dashuri.

LEXO EDHE:  Diçka nuk shkon si më parë? Vini re këto 10 shenja që ai bën para jush

LEXO EDHE:  4 shenjat që vërtetojnë se lidhja e dashurisë po avancon më shumë seç duhet!

“Kur u ndava nga ish i dashuri, më tha nuk më intereson ti fare, por do më marrë malli për Sashën dhe Dobermanin”, theksoi Roza, duke treguar edhe lidhjen e fortë që kishte ai me dy qenushët e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kajmaku në arrati/ Kalon për gjykim çështja e ish kryebashkikaut të Vorës

Publikuar

-

Nga

Kalon për gjykim çështja e ish kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Prokuroria kërkon të gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës hodhi shortin për zgjedhjen e gjyqtarit që do të gjykojë ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
Vjollca Spahiu do të jetë gjyqtarja që do të gjykojë Kajmakun.

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’.

LEXO EDHE:  E mbajtën të fshehtë, Genta e BB flet për herë të parë për lidhjen me Olsi Klosin

LEXO EDHE:  5 fazat e një lidhje dashurie, por a do mund t'a kaloni te 3-ten?

Ndërkohë, pak ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së sigurisë ‘Arrest me burg’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ KLSH zbulon shkeljet e rënda, kallëzon penalisht ish-punonjësit e ZVRPP

Publikuar

-

Nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të kryer në ish-ZVRPP Lezhë për periudhën 01.01.2017 deri më 31 05.2019, ka konstatuar shkelje ligjore, në regjistrimin e pronave.

Sipas KLSH, Ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatë pronën publike të llojit “Ranishte” e cila është pronë e patjetërsueshme dhe paparashkrueshme; ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin për pasuri duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” “Pyll”, “Moçal”, “Truall” në “Tokë bujqësore”; ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie; ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë tokë bujqësore me AMTP të pavlefshme, si dhe ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale.

Pas konstatimit të shkeljeve, KLSH bën të ditur se ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të ZVRPP Lezhë:

-Në 43 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale.

-Në 25 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie, për sipërfaqen 37872m2 “Kullotë” dhe për sipërfaqen 20029m2 “Pemëtore”.

-Në 22 raste, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me ligjin ka regjistruar AMTP në zonën bregdetare në Malin e Rencit dhe Tale, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Pyll”, “Moçal”, “Ranishte”, “Truall” në tokë bujqësore për sipërfaqen totale prej 228210m2 (22.8ha) me qëllim kalimin e saj të paligjshëm nga pronar Shtet në favor të personave privatë.

-Në 7 raste, në Malecaj, nga verifikimi u konstatua se ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë sipërfaqen e tokës bujqësore prej 132565m2 (13.25ha) me AMTP të pavlefshme.

LEXO EDHE:  E mbajtën të fshehtë, Genta e BB flet për herë të parë për lidhjen me Olsi Klosin

LEXO EDHE:  Roza Lati flet për operacionin plastik: “Nuk jam e kënaqur me rezultatin, do e bëj prapë”

-Në 6 raste në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me vendimet e ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe vendimet e gjykatave ka regjistruar pasuri në zërin kadastral “Ranishte” me sipërfaqe 102770m2, pavarësisht faktit se nuk është pjesë e objektit të padisë.

-Në 1 rast në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatë pronën publike të llojit “Ranishte” me sipërfaqe 56441m2. Sipas titullit të pronësisë është vendosur të kthehet “Pyll”, ndërkohë që, në fakt, sipas planrilevimit të përgatitur nga topografi i licensuar pasuria është e llojit “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

-Në 2 raste, ish-ZVRPP Lezhë në Malin e Rencit ka regjistruar në kundërshtim me ligjin pasuri me sipërfaqe 68024m2 duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” në “Pyll” dhe “Kullotë”.

-Në 1 rast në Malin e Rencit ka regjistruar 19.63ha tokë më tepër sesa është vendosur nga Gjykata e Rrethit Lezhë me vendim të formës së prerë, duke i ndryshuar zërin kadastral i cili sipas ekspertit të Gjykatës rezulton “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit , KLSH  me shkresë nr.375/12, datë 19.11.2019 është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë Raporti Përfundimtar i Auditimit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Lezhë dhe Vendimi i Kryetarit të KLSH nr.92, datë 30.09.2019.

LEXO TE PLOTE