Connect with Us

Rama i lë emisionin në mes Sokol Ballës/ “Kam më të rëndësishëm Zahon dhe vajzën”

Politikë

Rama i lë emisionin në mes Sokol Ballës/ “Kam më të rëndësishëm Zahon dhe vajzën”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka lënë në gjysmë emisionin “Real Story” dhe është larguar nga studioja ende pa mbaruar.

Rama deklaroi se duhet të largohet më shpejt se të mbarojë emisioni, pasi theksoi se ka ditëlindjen vajza e bashkëshortes së tij Lindës, Rea Xhillari.

“Shiko unë kam Zahon atje që po pret të festojë ditëlindjen e motrës, më thatë të përgjigjem shpejt, tani më lini të mbaroj shpejt”, u shpreh ai, por të ftuarit në panel i drejtuan sërish disa pyetje, gjë që e detyroi kreun e qeverisë t’ja ndërpresë fjalën dhe të largohet.

LEXO EDHE:  Gomar, ku ka bujqësi Durrësi!/ Përgjigjja e Ramës do iu befasojë

“Tani të lutem është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe vajza që ka ditëlindjen se ky munhabet”, theksoi ai para se të linte studion./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Edhe në hënë të shkosh…”/ Berisha paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish kreyeministri Sali Berisha ka paralajmërua pasardhësin e tij, Edi Rama, se Partia Socialiste nuk mund dhe nuk do të marri një mandat të tretë qeverisës nga qytetarët.

Sipas Berishës Rama është i “djegur” tashmë.

“Rama edhe në hënë të shkojë, mandat tjetër nuk merr dot. Rama është i djegur”, u shpreh ish Berisha në studion e “Tempora”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lela i thur lavde Ramës/ Kryeministri nuk ia përton: Unë e bëj më mirë punën tate se ti

Publikuar

-

Nga

Analisti Alfred Lela i ka thurur lavde kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për donacionet e mbledhura për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lela përgëzoi kreun e qeverisë duke i thënë bravo për punën e bërë, por përgjigja e kryeministrit nuk ishte aspak ajo që priste.

Rama filloi të qeshë dhe e kritikoi për fjalët e thëna, duke i përmendur faktin se nuk di të bëjë punën që ka.

LEXO EDHE:  “Skandale të tjera do të publikohen”/ Manja: Qeveria nuk i trembet askujt

LEXO EDHE:  Gomar, ku ka bujqësi Durrësi!/ Përgjigjja e Ramës do iu befasojë

“Mos thoni tani se po ju tregoj si bëhet puna juaj, por kam tmerr që më duket dhe e kam bindjen se punën tuaj e bëj më mirë se ju. Duke thënë urime zoti kryeministër, je shumë më i besueshëm kur thua haram kryeministër, se njerëzit janë matanë atij ekrani dhe na shikojnë dhe besojnë shumë më tepër kur thoni haram”, deklaroi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon skemën/ Shqipëria nuk bëhet pjesë e BE për të paktën 25 vjet

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, i tuar të “Tempora” teksa ka folur për donacionet për tërmetin, komentoi dhe deklaratat e presidentes së  Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për integrimin.

Sipas Berishës  negociatat do të hapen në pranverë por sipas tij me metodologjinë e re Shqipëria nuk anëtarësohet në BE për të paktën 25 vite, madje rrezikon të mos e përmbushë fare këtë aspiratë.

Ursula von der Leyen tha të gjithë të vërtetën e Brukselit për Shqipërinë. I tha Ramës se do të bëjmë transparencë, që indirekt do të thotë që vidhni dhe nuk mund t’ju besojmë.Tha një të vërtetë.

Së dyti lidhur me negociatat, Edi Ramas i dha Shqipërisë goditjen më të rëndë që ka marrë një vend ish-komunist në 30 vitet e fuindit. Pasi bllokoi hapjen e negociatave katër vite me radhë Shqipëria po hap negociatat me një rrugë krejt të re dhe një procedurë krejt të re, një procedurë absolutisht për shkak të Shqipërisë.

Një procedurë e cila jo vetëm e shtyn me 20-25 vite por më shumë se 50% ka mundësinë e kalimit në partneritet mosintegrimin ndonjëherë të Shqipërisë si vend anëtar.

LEXO EDHE:  Foto-Vijon kërkimi për kandidatët e PD/Rama ironizon rëndë Bashën

LEXO EDHE:  Foto-Vijon kërkimi për kandidatët e PD/Rama ironizon rëndë Bashën

Macron determinoi në këtë çështje, arriti atë që deshi dhe nuk e pat të pabazë dhe nuk ishte vetëm. Bindi 15 shtete dhe arriti objektivin e tij. Procedurë e re për negociatat. Negociatat do të hapen por me procedurë të re.Rikthimin, pezullimin dhe përjashtimin i kanë dhe 9 kushtet e Bundestagut.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE