Connect with Us

“Punoni në ndërtim, ça do ti apo doganier”/Rama përplaset me të riun në Durrës

Politikë

“Punoni në ndërtim, ça do ti apo doganier”/Rama përplaset me të riun në Durrës

Publikuar

-

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër
fazën e parë të rindërimit të godinave në zonën e plazhit në Durrës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një bisedë me disa të rinjtë, të cilët ishin duke pirë kafe.

Kryeministri i ka ftuar që të fillojnë punë në ndërtim, por një i ri i tha se është me shkollë të lartë.

LEXO EDHE:  Mimoza Hafizi tregon si tentoi ti "blinte" kryeministri Rama

Biseda:
Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.
Të rinjtë: Mirë.
Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu,
I riu: Ku në ndërtim?
Rama: Pse, çfarë do ti doganier?
I riu: Kam mbaruar shkollë unë, s’jam pa shkollë.
Rama: Aaa ke mbaruar shkollën, jurist.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dorëzon në SPAK kallëzimin ndaj Dvoranit/ Fakte të reja do dalin në dritë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Ardian Dvoranin.

Meta paralajmëron se fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

“Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre makina në mes të detit/ Berisha: Fillon nga puna flotilja e nëndetëseve transoqeanike të drogës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas gjetjes së tre fuoristradave në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Sipas Berishës, mafia shqëiptare e drogës ka thyer çdo rekord duke çarë detin me makina plot me drogë.
Ish kryeministri thotë se së shpejti fillon nga puna flotilka e nëndetëseve transoqeanike të drogës.

Në foton e publikuar nga Berisha, e automjeteve në mes të detit, shkruhet: “Transport droge me foristrada në rrugë detare. Rilindje!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon lufta “dhëmbë për dhëmbë”/ Meta bën paralajmërimin “bombë”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së deputeti socialist Ulsi Manja, lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, gjë të cilën ai e cilësoi si absurde ta mendosh.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi Blushi shkruan se

“Parlamentin do e shpërndajë populli, ndërsa Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.”.

Po ashtu, ai thekson se edhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli dhe presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Metës paralajmëron se do të ketë edhe disa dekrete për shpartallimin e Grushtit të Shtetit, siç e cilëson Meta kapjen e institucioneve të drejtësisë, sipas tij nga Rama.

LEXO EDHE:  Avokati nxjerr emrat/ Këta ministra të rinj janë “këlyshë” të SOROS

LEXO EDHE:  Rama në Bruksel/ Takon Mogherinin dhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”-shkruan Tedi Blushi.

Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

LEXO TE PLOTE