Connect with Us

Përurohet Salla e Bibliotekës së KLSH-së me emrin ”Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”

Lajme

Përurohet Salla e Bibliotekës së KLSH-së me emrin ”Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”

Publikuar

-

Në datën 17 janar 2020, në respekt të bashkëpunimit të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, mes KLSH-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, si dhe në kuadër të pranimit të saj si anëtare me të drejta të plota e INTOSAI-t, në KLSH u përurua  Salla e Bibliotekës dhe leximit në katin e parë të ndërtesës së KLSH-së, në krah të Muzeut të Historikut të KLSH-së, me emrin ”Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”.

Salla ka marrë emrin e ZKA-së, mbështetur në vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.967, datë 26/11/2019 me motivacionin :

”Në respekt të Institucioneve më të larta publike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA),me të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur bashkëpunim të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese përmes trajnimeve dhe botimeve të përbashkëta, auditimeve paralele dhe të përbashkëta dhe pjesëmarrjes aktive në konferencat vjetore të të dyja institucioneve, si dhe në respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve dhe audituesve të ZKA-së në 15 vitet e krijimit të saj”.

Në këtë ceremoni morën pjesë dy Zëvendës Auditorët e Përgjithshëm të ZKA, përkatësisht z. Qerkin Morina dhe z. Naser Arllati si dhe drejtues dhe auditues të KLSH-së.

Ceremoninë e hapi Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, i cili nënvizoi bashkëpunimin e veçantë me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke theksuar se marrëveshjen e parë të bashkëpunimit si Kryetar i KLSH-së e ka nënshkruar me ish-Auditorin e Përgjithshëm të kësaj zyre, z.Lars Lage Olofsson. Që nga viti 2012 e deri tani dy institucionet Supreme të Auditimit ët Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, si auditime paralele, trajnime, workshope, vizita pune, etj. Me dhjetëra auditues të KLSh-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore te ZKA, ashtu sikurse shume auditues të ZKA kanë marrë pjesë në analizat vjetore dhe në Konferencat Shkencore vjetore të KLSh-së.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet KLSH/ 13 ish-zyrtarë të hipotekës në Prokurori

Pas pranimit të ZKA-së si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, bashkëpunimi i fortë dhe frytdhënës mes Institucionet tona i ndërtuar ndër vite do të vijojë në të njëjtën linjë, duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin tonë, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese dhe të qenit aktiv në aktivitetet e organizuara nga INTOSAI.

Më pas e mori fjalën Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i ZKA, z. Qerkin Morina, i cili falenderoi z.Leskaj në emër të Auditorit të Përgjithshëm të ZKA-së, z.Besnik Osmani dhe në emrin e tij, për respektin dhe vlerësimin e treguar nga z.Leskaj për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Bashkëpunimi ynë do të vijojë të forcohet, veçanërisht në fushën e auditimit dhe të realizimit të botimeve të përbashkëta sepse fatmirësisht ne kemi një gjuhë të përbashkët që na ndihmon për të përfituar nga eksperienca e njëri tjetrit.

Në këtë sallë janë vendosur deklarata e pavarësisë së Kosovës, faksimile, dokumente pune, botime të KLSH-së dhe të ZKA-së, fotografi të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Presidentit Hashim Thaçi, foto e dekorimit të z.Olofsson nga ish-Presidenti Bujar Nishani, foto të drejtuesve të ZKA, të aktiviteteve të përbashkëta mes KLSH-së dhe ZKA-së, etj.

Zoti Leskaj e mbylli aktivitetin, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se salla që mban këtë emër të nderuar do të vijojë të pasurohet me dokumente të reja, duke bashkëpunuar ngushtësisht në këtë drejtim me ZKA.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Publikuar

-

Nga

Me datën 12 shkurt 2020, CNA.al publikoi një dokument zyrtar, të siguruar në Bullgari nëpërmjet të cilit del zbuluar ortakëria e Klodian Zotos , bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë së konçesionit të inceneratorëve,  me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin.

Sipas dokumentit të siguruar nga CNA.al, Ben Blushi del si ortak i një prej biznesmenëve më të akuzuar në Shqipëri për çështjen e inceneratorëve, por që marrëdhënien tregëtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

        Klodian Zoto

Në dokumentin e publikuar nga CNA.al, thuhet se “Klodian Zoto, Eva Blushi dhe Mirel Mërtiri kanë në pronësi një kompani ngritur në Sofie të Bullgarisë, e cila quhet EM CAPITAL GROUP AD e cila ushtron aktivitet tregtar në vend menaxhim dhe zhvillim  të projekteve të lidhura me sektorin e pronave e patundshme, ndërtimin, prodhimin ose marketimin e shërbimeve që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja të filtrimit të ujit, patentat ose fushat e tjera të pronësisë intelektuale në përputhje me ligjet, shërbime konsulence dhe marketimi, shërbime turistike, hotelet dhe kateringun, transportin në vend dhe vendet përreth, duke siguruar reklamim, informacion, prezantim të ofertave tregtare dhe ndëmjetësim, ashtu sikundër çdo aktivitet tjetër që nuk është ndaluar nga ligji”.( Lexo këtu)

Më tej, CNA.al në vijim të investigimit publikoi të tjera dokumente ekskluvize, nëpërmjet të cilave tregohet se kompania ku aksionere është edhe Eva Blushi, ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, themeluar nga Dritan Hoxha në tetor të vitit 1993.

    Ben Blushi, Eva Blushi

Kontrata e shitjes së aksioneve nga trashëgimtarët e Dritan Hoxhës tek pronarët e inceneratorëve dhe tek gruaja e Ben Blushit, mban datën 25 nëntor 2019, dhe është firmosur përpara noteres Majlinda Demollari.

Kontrata mban firmën e drejtorit të kompanisë EM Capital Group AD dhe Vjollca Hoxhës, e cila ka hedhur firmën për të gjithë aksionerët e tjerë. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Ilir Meta do të propozojë për kreun e KLSH-së, vëllain e Çim Pekës?

LEXO EDHE:  KLSH kallëzon penalisht një drejtor, 2 ish-drejtorë dhe 8 zyrtarë të ALUIZNI-t

Ndërkohë, CNA.al ka mundur të sigurojë dokumentat e plota ekskluzive.

Këto dokumenta janë zyrtare dhe tregojnë se kompania EM Capital Group, në pronësi të pronarëve të koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, janë bashkëortakë me Eva Blushin e cila gëzon 33% të aksioneve në këtë kompani, ku Klodian Zoto ka 34% dhe Mirel Mërtiri 33%.

Pra, ashtu siç paralajmëruam në shkrimin tonë të mëparshëm, ne sot sjellim më poshtë të gjitha dokumentet që tregojnë kohën e themelimit të kësaj kompanie dhe përqindjen që gëzon secili aksioner.

Pasi raportuam se kompania e koncesionit të incenetratorëve është në bashkë pronësi me Eva Blushin dhe është themeluar vetëm dy muaj përpara se të blinte Valtelina SHPK,  mbajtësen emrit tregtar Lori Kafe, e cila ka të njëtët aksionerë me Top Channel

Dokumentet tregojnë zyrtarisht se kompania është themeluar në tetor të vitit 2019, dhe vetëm dy muaj më pas, pra në 25 nëntor ka bërë blerjen e Valtelina Kafe, me 25%, duke paguar 1.5 milion dollarë, në një total shume prej 2.2 ku diferenca e vlerës totale do të paguhej për një periudgë prej 6 muajsh.

Mesa duket skandali, qartësisht me nxjerrjen e dokumenteve të reja thellohet, pasi EM Capital Group në Bullgari është themeluar nga pronarët e inceneratorëve dhe gruaja e Ben Blushit, për të blerë më pas Valtelina Kafe. Pra, për të çuar tek pronarët e Top Channel, rreth 2.2 milion dollarë. CNA.al në vazhdim do të sjellë të tjera detaje nga skandali i inceneratorë-Ben Blushi-Top Channel./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dhuna fizike dhe seksuale/ Ministria e Arsimit bllokon urdhrin e punonjësve social

Publikuar

-

Nga

Përballë dhunës fizike dhe seksuale, Ministria e Arsimit nuk reagon me mekanizmat e saj mbi Rolin e Punonjësve Social!

Nën presionin e një situate gjithmonë e më në rritje të problematikave të shumta që hasin nxënësit dhe fëmijët në Shqipëri, roli i punonjësit social në mjediset e institucioneve arsimore apo dhe në ato të përkujdesit social të fëmijëve bëhet akoma më thelbësor!

Vetëm një javë më parë media solli rastin flagrant të dhunës seksuale të një mësuesi ndaj një vajze në Fier, ndërsa roli i punonjësve social si një profesion i rëndësishëm në trajtimin e rasteve të tilla, ende lihet në harresë!

Në një moment të tillë një grup profesionistësh të Punonjësve Socialë shprehin për të disatën herë shqetësimin e tyre mbi apatinë dhe shurdhërinë e institucionit që prej kohësh duhet të kishte zgjidhur këtë situatë. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë edhe pse në arkivat e saj ka shumë kërkesa të punonjësve social mbi Ligjin “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, sërish ky institucion jo vetëm hesht përballë këtyrë kërkesave por edhe nuk reagon me mekanizmat që i cakton ligji pwr tw zgjidhur këtë situatë.

Tre javë më parë, mbi 50 Punonjës Social i kërkuan zyrtarisht Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Besa Shahini një takim konsultues mbi mënyrat dhe qëndrueshmërinë e zbatimit të Ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, si dhe hapat që duhet të ndërrmeren nga institucionet përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile për vënien në zbatim të menjëhershëm të Ligjit.

LEXO EDHE:  Loja e ndyrë e Ilir Metës/ Paralajmërohet rrëzimi i Vitore Tushës, në Parlament

LEXO EDHE:  KLSH kallëzon penalisht një drejtor, 2 ish-drejtorë dhe 8 zyrtarë të ALUIZNI-t

Ndërkohë paralelisht një tjetër Kërkesë i është drejtuar Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik në Kuvendin e Shqipërisë për një seancë dëgjimore me znj. Shahini, pikërisht mbi funksionimin dhe vënien në zbatim të Ligjit Nr. 163/2014.

Në djeninë tonë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ende nuk ka kthyer përgjigje as ndaj këtij Komisioni Parlamentar dhe as ndaj grupit të Punonjësve Socialë.

Kjo apati dhe kjo shurdhëri e Ministrisë së Arsimit shfaqet akoma më alarmante pikërisht në një moment ku mediat përcjellin me zë dhe me figurë pothuaj çdo javë raste flagrante të dhunës në të gjitha format e saj që përshfaqet në institucionet arsimore publike dhe jo vetëm në Shqipëri.

Përmes kësaj Deklarate Publike, grupi i Punonjësve Socialë i bën thirrje të përsëritur Ministres së Arsimit znj. Shahini të veprojë urgjentisht duke mos zvarritur procesin i cili që prej vitit 2014 është në ngërç institucional.

Ne do të kërkojmë sërish nga Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik në Kuvend, të përdorë të gjithë mekanizmat e veta për të nxitur procesin për vënien në zbatim të Ligjit aq shumë të kërkuar në këtë situatë për Urdhrin e Punonjësve Social.

Së fundi ne kërkojmë nga Zyra e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, bazuar tek Ligji 119/2014 për të Drejtën e Informimit një informacion mbi masat që MASR po merr për vënien në zbatim të Ligjit Nr. 163/2014.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH/ Kandidatët i nënshtrohen “filtrit” të radhës

Publikuar

-

Nga

Tetë kandidatët që kanë kaluar deri tani fazat për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, do t’i nënshtrohen testit të Poligrafit.

Sipas News24, ky test do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundojë të premten.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ambasada amerikane bëri me dije se faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhej se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional.

LEXO EDHE:  Gazeta pranë Rilindjes fillon sulmin ndaj Bujar Leskajt

LEXO EDHE:  Gazeta pranë Rilindjes fillon sulmin ndaj Bujar Leskajt

Tetë kandidatët:
1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

LEXO TE PLOTE