Connect with Us

Paralajmëroi shpërndarje të Kuvendit/ Rama ironizon Metën: Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?!

Politikë

Paralajmëroi shpërndarje të Kuvendit/ Rama ironizon Metën: Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?!

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se populli do të shpërndajë Parlamentin dhe kësaj deklarate i është përgjigjur sot kryeministri Edi Rama.

Rama ironizoi presidentin në emisionin “Real Story”, duke thënë se Kreu i Shtetit shikon fall dhe nuk pret asnjë surprizë nga ai.

Lela: Do e shkarkoni Presidentin apo do ju shkarkojë ai juve?

Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.

Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?

Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

LEXO EDHE:  Ku është fshehur Ilir Meta?!

Gjekmarkaj: Është më i miri…

Rama: Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.

Balla: Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..

Rama: Ku e ka popullin ky, në WhatsApp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryeministri i la në mes emisionin/ Sokol Balla thërret “Rama Ik”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama la emisionin “Real Story” të mbrëmjes së sotme përgjysmë dhe u largua nga studioja, duke u justifikuar se do shkojë të festojë ditëlindjen e vazjës së bashkëshortes së tij Linës, Rea Xhillarit.

Mirëpo, nuk kishte se si të mungonte një thumbim nga ana e moderatorit Sokol Balla, të cilit i mbetën në studio vetëm analistët.

Duke qeshur, Balla bëri thirrjen e opozitës “Rama Ik” dhe kaloi menjëherë në publikcitet.

LEXO EDHE:  Ku është fshehur Ilir Meta?!

LEXO EDHE:  Rama, marrëzia pa fund/ Nga Andi BUSHATI

“Zoti kryeministër unë e kam këtë fat, të tjerët nuk e kanë, as opozita nuk e ka. “Rama Ik” vetëm unë e realizoj”, theksoi moderatori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama sërish ftesë Bashës për marrëveshje/ “Jam gati në çdo sekondë”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish gatishmërinë të bëjë një marrëveshje me kreun në opozitës Lulzim Bashën.

Teksa u pyet në emisonin “Real Story” se a është i gatshëm të bëjë një marrëveshje si ajo e 17 majit të viti 2017, kreu i qeverisë tha se po, por nuk kurseu thumbimet dhe ironinë.

“Në çdo sekondë, jam gati të bëj marrëveshje në çdo sekondë. Në çdo sekond në 17 maj, në 17 korrik, në 17 gusht, në çdo 17, vetëm në 17 nëntor jo se kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem dot me kryetarin e dështuar të opozitës”, u shpreh Rama, ndërsa theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, siç pretendon opozita./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Droga me nëndetëse drejt Europës”/ Paralajmërimi “bombë” i Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, teksa ka rënditur disfatat e qeverisë, nga rritja e kriminalitetit, vrasjet dhe trafiqet, paralajmëroi se nuk duhet të çuditemi kur të dëgjojmë se droga ka filluar të transportohet dhe me nëndetëse shumë shpejt.

“Shqipëria ka ngel një vend që është shndërruar në narkoshtetin e vetëm në Evropë.

Po nxjerr një nga një serial killerat nga burgu.

Është i vetmi vend që është shndërruar me një shpejtësi të rrufeshme në furnizuesin kryesor të kokainës.

LEXO EDHE:  Meta pret ambasadorin e ri të Izraelit në Tiranë

LEXO EDHE:  Rama zhvendos mbledhjen e qeverisë/ Ja ku do të jenë në fundjavë

Mos u çudisni, do shihni shumë shpejt nëndetëse duke trasportuar drogë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE