Connect with Us

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në të njëjtën linjë me presidentin Meta, ndërsa theksoi se mazhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me presidentin Meta dhe më pas një takim me aleatët në selinë blu, Basha foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti.

LEXO EDHE:  Shkullaku “shpërthen” live në emision/ "Edi Rama ja ka marrë ko*et gjithë burrave dhe ja ka shtrydhur"

Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.”, tha Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Publikuar

-

Nga

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur mbrëmjen e sotme për hapjen e partisë ku bën pjesë.

Duma deklaroi pak më parë se 20% e kandidatëve që do të mbushin listat e PD-së do të jenë emra të rinj, ndërsa pjesa tjetër, ose e thënë ndryshe 80%, do të jenë anëtarët aktualë në këtë parti.

“Ky është maksimizim, jo hapje, kush ka qenë demokrat është demokrat. Sikur një miligram të jetë me ikjen e Edi Ramës jemi në një front. Po tentojmë t’i afrohemi procedurës të asaj që është lista e hapur. Lista do kalojë në një filtër për të parë nëse kanë të shkuar kriminale apo janë marrë me korrupsion, më pas do të kalohet në një filtër të dytë. Kjo do të vazhdojë deri më 25 korrik dhe më pas do të mbyllet. 20% e kandidatëve të listave do të përfaqësojnë hapjen e partisë”, theksoi demokratja në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqi për Check Up-in/ Paralajmëron Vokshi: Kryeministri në ikje nuk do më ndalojë

Publikuar

-

Nga

Gjyqi për Check Up-in/ Paralajmëron Vokshi: Kryeministri në ikje nuk do më ndalojë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka ngritur akuza se gjykatat janë kthyer në zyrë noterie të Edi Ramës.

Vokshi e cilëson Ramën si kryeministër në ikje, ndërsa thotë se po mban nën kontroll gjykatat nën presionin e vettingut.

Duke kujtuar gjyqin që ka me kreun e qeverisë për Check Up-in, demokratja pretendon se Rama po ndalon gjykatën që të administrojë prova.

“Nën presionin e vettingut politik, kryeministri në ikje ka vendosur nën kontroll gjykatat, të cilat janë kthyer në noterë të interesit personal të Edi Ramës. Në vend që të mbrojë interesin publik dhe të vërë Ramën para përgjegjësisë per vjedhjen skandaloze me koncesionet, gjykata refuzon të marrë prova sesi Edi Rama ka abuzuar me kontratën korruptive të Check up-it.

Për denoncimin e aferës 120 milionë euro, jam në gjyq me Edi Ramën, por ai po ndalon gjykatën që të administrojë prova. Janë prova fare të thjeshta për t’u administruar, janë dokumenta shtetërorë që qeveria refuzon t’i bëjë publike, pasi zbulojnë gjithë skemën korruptive që vjedh shqiptarët me koncesionin e Check Up-it.

Në seancën e sotme, gjyqtari rrëzoi çdo kërkesë të ligjshme për marrjen e këtyre provave, duke cënuar rëndë parimin e barazisë së armëve në procesin gjyqësor. Check up-i është kontrata më e madhe e vjedhjes në shëndetësi, por gjykata ndalon të merren prova për të treguar se kryeministri është në shërbim të financueses së fushatës së Partisë Socialiste, Vilma Nushi”, shkruan ajo në rrjetet sociale, ndërsa liston edhe kërkesat e saj.

LEXO EDHE:  “Teatër i shëmtuar në parlament”/ Arta Marku me “pranga” ?

LEXO EDHE:  “Teatër i shëmtuar në parlament”/ Arta Marku me “pranga” ?

“Kërkesat e mia, të refuzuara nga gjykata, me urdhër të Edi Ramës, janë krejt elementare.

1. Edi Rama të kryejë testin e drogës – e ka refuzuar katër herë;
2. Institucionet të na vendosin në dispozicion Kontratën e Check Up, si dhe dokumentacionin e plotë të procedurës së tenderimit;
3. Te na vendoset ne dispozicion lista e personave që kanë bërë Check Up për të vërtetuar që ka edhe persona të vdekur, si dhe emra fiktive në listat e manipuluara.

Aq frikë ka nga e vërteta Edi Rama, sa kërkon që edhe mbrojtjen time ta bëjë ai.

Sot, Edi Rama mund të arrijë të kontrolllojë gjykatësit ë frikësuar, por nuk do t’ia dalë asnjëherë të më ndalojë mua dhe PD të denoncojmë aktet e tij korruptive, që fusin duart në xhepin e qytetarëve dhe na degradojnë më tej sistemin shëndetësor”, nënvizon Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lista të hapura apo të mbyllura/ Shabani: Ja çfarë më tha Basha

Publikuar

-

Nga

Lista të hapura apo të mbyllura/ Shaban: Ja çfarë më tha Basha

Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit është kthyer në temën kryesore politke në vend. Kryeministri Edi Rama i ka dhënë të drejtë nismës së opozitës parlamentare për listat e hapura. A duhen lista të hapura apo të mbyllura, është tema e diskutimit në “Open” në “Top Channel”.

Aktivisti i njohur, Endri Shabani tha se Basha ia kishte premtuar që ai do dilte pro hapjes së listave. “Po them diçka që se kam thënë më herët. Basha ma ka premtuar se do dalë pro hapjes së listave.

LEXO EDHE:  “Teatër i shëmtuar në parlament”/ Arta Marku me “pranga” ?

LEXO EDHE:  Shkullaku “shpërthen” live në emision/ "Edi Rama ja ka marrë ko*et gjithë burrave dhe ja ka shtrydhur"

Ma ka thënë tekstualisht që do dalë pro hapjes së listave. Tashmë ai nuk po mban premtimin. Basha po mbron një sistem që e ka bërë Rama me Berishën në vitin 2008”- tha Shabani.

LEXO TE PLOTE