LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OFL zhvendoset në Berat/ Ultimatum dy të dënuarve në Itali

18 Shkurt 2020, 12:08, Kronika CNA
OFL zhvendoset në Berat/ Ultimatum dy të dënuarve në Itali

Operacioni Forca e Ligjit sot është zhvendosur në Berat.

Dy persona të dënuar në Itali për trafik droge janë shënjestra e radhës e OFL.

Në një deklaratë për mediat,agjentja bjonde e OFL tha se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasve Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

Lajmet e fundit nga