Connect with Us

OFL i dërgoi formularin/ Kush është bosi i drogës e prostitucionit për të cilin Fatmir Mediu u dënua me 3 vite burg

Kronika

OFL i dërgoi formularin/ Kush është bosi i drogës e prostitucionit për të cilin Fatmir Mediu u dënua me 3 vite burg

Publikuar

-

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar.

Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

LEXO EDHE:  “Nuk bëhet ky vend”/ Lubonja: OFL spektakël, nuk godet “kriminelët” pranë qeverisë

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg.

Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008./Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Zjarri i fuqishëm përfshin disa banesa në qendër të Durrësit/ Zjarrfikëset “luftë” me flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë këtë mbrëmje disa ndërtesa të vjetra në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Ata kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Gjendet një trup i pajetë në një garazh në Elbasan

Një trupi i pajetë është gjetur pranë një grazhi në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi P.B, rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazh është gjetur pa shenja jete shtetasi P.B., rreth 68 vjeç, i cili ishte endacak.
U ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Publikuar

-

Nga

Vetëflijimi i familjes Josifi/ Klodiana Lala: Zhaneta punonjëse në shtëpinë e një ish-kryeministri

Gazetarja Klodina Lala, ka zbardhur detaje të reja mbrëmjen e sotme në “Opinion” lishur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kombinat, ku nënë e bijë u vetflijuan, pasi besonin se do të ringjalleshin.

Lala zbuloi se kryefamiljarja Zhaneta Josifi, kishtë punuar si pastruese për disa vite në shtëpinë e një ish kryeministri.

Ndërsa dy vajzat gjithashtu ushtronin profesionin e tyre.

Blerta Josifi ka punuar për disa vite si inxhiniere IT në një kompani celularë për disa vite, ka qenë një ndër inxhinjerët me të mira.

LEXO EDHE:  OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

LEXO EDHE:  OFL i kërkoi deklarimin e pasurisë/ Avokati i Fatjon Lazes: S’ka asgjë, jeton me qera

Ndërkohë e motra e cila ka ndërruar jetë, Anisa ka punuar si financiere në një kompani tjetër.

Ndërsa e ëma ka punuar për disa vite si pastruese, madje dhe në shtëpinë e një ish kryeministri. Pra ishin shumë të socializuara”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE