LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk i kërkoja dot lekë për kafe”/ Roza Lati tregon pse u nda nga ish i dashuri

18 Shkurt 2020, 17:12, Aktualitet CNA
“Nuk i kërkoja dot lekë për kafe”/ Roza Lati tregon

Moderatorja Roza Lati ka treguar pasditen e sotme arsyen pse i dha fund marrëdhënies me ish të dashurin nga Mirdita, për të cilin është përfolur shumë në media.

Roza tha se ajo që i ndau ishte distanca e largët, pasi ish i dashuri kishte ikur nga Shqipëria për një jetë më të mirë dhe moderatorja nuk ka dashur të shkatërrojë karrierën.

?Nuk rri dot skllave, nuk rri dot pa punuar, po të shkoja nga pas do të thotë se ai do të më japë edhe lekë për kafe dhe këtë nuk e bëj dot. Ka të bëjë dhe karriera, e kam thënë dhe në ?Why not?, deklaroi ajo në studion e ?Ftesë në 5?.

Më tej, moderatorja rrëfeu edhe fjalët e fundit që kishte dëgjuar nga ish i dashuri.

?Kur u ndava nga ish i dashuri, më tha nuk më intereson ti fare, por do më marrë malli për Sashën dhe Dobermanin?, theksoi Roza, duke treguar edhe lidhjen e fortë që kishte ai me dy qenushët e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga