LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njohja e patentave shqiptare/ Ambasada gjermane del me njoftimin e rëndësishëm

18 Shkurt 2020, 16:03, Politikë CNA
Njohja e patentave shqiptare/ Ambasada gjermane del me njoftimin e

Një delegacion gjerman ndodhet në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procedurat mbi dhënien e patentave nga shteti ynë.

Pala gjermane ka konstatuar se janë bërë përparime në rrugën e njohjes së patentave shqiptare, por shton se  për këtë do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, është e rëndësishme marrja e të tjerave masa për të përmirësuar sigurinë rrugore në vendin tonë.

“Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë.

Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm.

Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e plotë të ambasadës./CNA.al

Lajmet e fundit nga