Connect with Us

Nga Armir Shkurti/ Ju i bletë Ramës jetë shtesë!

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Ju i bletë Ramës jetë shtesë!

Publikuar

-

Respekte Edi Ramës! E akuzuan se blen votat me paret e veta? Tani i blen me tuajat! Paratë e mbledhura dje nga Bota dhe përdorimi i mbi 1 miliard eurove sivjet janë eliksiri i përsosur për një mandat tjetër, pa mundim, të këtij regjimi.

Shoh zgjedhjet e ardhshme dhe një fushatë buzagaz, me karrige nën hijet e ndërtesave të sapondërtuara, të kryeministrit në Durrës, Thumanë, Fushë Krujë, Lezhë.
Kreditë që do të paguani JU dhe fëmijët e nipërit tuaj i sigurojnë pa mundim fare një tjetër mandat ” njeriut që mbajti fjalën” , ” njeriut që rindërtoi vendin e shkatërruar nga tërmeti”, ” njeriut që mbajti premtimin”, njeriun që vërtet nga fundi i dheut i gjeti 1 miliardë”…”NJERIUT QË KA MBËSHTETJE TË MADHE NDËRKOMBËTARE”!

Loja e Edi Ramës – sidomos në kushtet e opozitës fasadë të konfirmuar me kohë – është e bukur dhe emocionuese. Nëse ti del kundër miliardëshit të djeshëm, ke mbi shpinë një kope të egërsuar mishngrënësish që nis me hienat e pushtetit dhe përfundon me hallexhinjtë e mbetur në çadra: : “Pra ti do që ata të mbeten rrugëve”? U shfaqën edhe “parimorët” dje, ata që luftojnë ta shporrin Ramën ama që “falenderojmë donatorët për ndihmën” e direkt na del që ” bravo Rama që ua kërreu nga fundi i dheut paratë”.

LEXO EDHE:  "Rama gënjeu për takimin me Tahirin"/ Berisha publikon faktet që tregojnë të kundërtën

As unë pra nuk jam dot kundër ndihmave e kredive që u premtuan dje. Jam – dhe do vazhdoj të luftoj – kundër regjimit antidemokratik të sotëm, i cili dje , e përsëris, bleu me shumë mjeshtëri kohë shtesë jete! Ua bleu fëmijëve që ende nuk kanë lindur. Kaq! Thjesht për të qenë të qartë me veten….

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ben

    18 Shkurt, 2020 at 5:35 pm

    O zot,cfare llogjike.Armir,paske pjerdh.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Rama nuk ka arkëtuar 1.15 bilion, ka hapur orekse sa për 1.15 bilion

Publikuar

-

Nga

Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme e Donatoreve. Një shifër që përveç Ramës që i ndodhur në qendër të vëmendjes e përjetoi dje lavdinë e radhës, sot çdo orë që kalon po zgjeron orekset e grupit parlamentar, të biznesmenëve afër qeverisë dhe të të tjerëve që nuk i pengon asgjë që për momentin të bëhen ndërtues. Fundja për të hapur një kompani ndërtimi nuk eshtë se duhet ndonjë diplomë. Mjafton dashuria për atdheun në këto momente të vështira.

Shkollimi i Ramës si piktor, e ndihmon që mos kuptojë fare se çdo të thonë termat “grant”, “hua” dhe “kredi”, ndaj si mjeshtër ngjyrash i njëson të gjitha me ngjyrat e topave me kartmonedha. Dhe është normale që 1.15 bilion euro ti duken shumë të bukura.

Personazhi tjetër që po kalon në ekstazë (dhe nuk është çudi të ketë filluar edhe ti harxhojë ndërkohë 1.15 bilionët) është Arbeni. Sot mund ta dëgjoni që të dalë në TV e të premtojë apartamente kristali për të prekurit nga termeti. Fundja ai ka sot detyrë të shpenzojë 1.15 bilion euro dhe kjo është detyrë me përgjegjësi të madhe. Vetëm një financier si Arbeni mund ta përballojë.

Ndërkohë opozita me ndonjë përjashtim si rasti i zonjës Tabaku që sheh pamundësinë e arkëtimit të atyre shifrave, çuditërisht po bën thirrje për administrimin e kujdesshëm të 1.15 bilionshit. Lul Basha si rilindja po i bën llogaritë me 1.15 bilion të arkëtuara. Dhe ai si Arbeni e ka hallin vetëm tek shpenzimi.

Por cila mund të jetë shifra që realisht mund të parashikohet që të arkëtohet nga totali tronditës prej 1.15 bilion?

Shifra prej 885 milionë janë premtime për hua dhe kredi. Edhe nëse ato kalkulohen sot si të mundura, deri kur të bëhen të arkëtueshme, do duhet një proces i gjatë, negocimi për kushtet dhe afatet e shlyerjes. Nëse analizojmë pastaj efektet e shifrës apo pjesëve të saj, në nivelin e borxhit të jashtëm, në afektimin që i bëhet dispozitave kushtetuese e ligjore për nivelin e borxhit dhe monitorimit që i bëhet këtij niveli nga BB, FMN dhe jo vetëm, në fund do kuptojmë që mbase vetëm një pjesë e vockël e 885 bilionve mund të arkëtohet realisht.

LEXO EDHE:  Selia blu “zien”, Rama “zbulon” bukuritë e Shqipërisë/Me çfarë e nis ditën (Video)

LEXO EDHE:  Rama zbulon një sekret të Zahos!/Po shijojnë perëndimin, por ... (Foto)

Më tej nga totali prej 1.15 bilion, vetëm 300 milion janë premtime për donacione, pra para që nëse akordohen nuk mbartin asnjë detyrim financiar nga buxheti i shtetit.

Historia e donacioneve të konferencave ka treguar që të gjithë donatorët rrugës së nënshkrimit të marrveshjeve, rrudhin ofertat e tyre deri në përgjysmim të shumave.

Duke ndjekur këtë arsyetim, sot si fonde të sigurta mund të kalkulohen vetëm 150 milion euro.

Ndaj këshilla që duhet ti japin Ramës ata pak njerëz me mend në kokë që ka vërdallë, është që ta marri me qetësi këtë kapadajllëkun e fundit.

E vetmja gjë e sigurtë sot është që orekset rrotull Ramës kapin shifrën 1.15 bilion Euro.

Dhe këtë shifër Rama dhe Ahmetaj arritën t’ua sqarojnë të gjithëve.

Është rrugë e gjatë tani për t’ja sqaruar vetës si fillim dhe gjithë të tjerëve më pas, se ka pasur një gabim të vockël në parashikime.

Këtë do fillojnë ta bëjnë kur të shohin që shifra në fund nuk do jetë 1.15 bilion por vetëm 150 milion.

Dhe nga ai moment Rama do i ketë kundra të gjithë.

Të vetët se do ju ketë prishur ëndrrat dhe Lulin që do e akuzojë Ramën se zhduku 950 milion euro! Atë ditë Ramës do i mbetet vetëm të bëjë shembull Arbenin!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Donacionet, kreditë dhe borxhi

Publikuar

-

Nga

Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin borxhin publik të Shqipërisë, madje duke kërcënuar stabilitetin e vendit. Ky shqetësim I qytetarëve është i mirëkupetueshëm. Një pjesë e tij buron edhe nga kakofonia mediatike, që shpesh në ngjarje të këtyre përmasave është e paevitueshme. Megjithatë rritja e borxhit dhe falimenti i Shqipërisë është një rrezik që nuk mund të ndodhë.

Kufiri i huamarrjes dhe borxhit publik është i përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit. Një qeveri nuk mund të marrë borxh përtej këtij niveli. Për vitin 2020, niveli i humarrjes që lejon buxheti për qeverinë është përcaktuar në 39 miliardë lekë ose rreth 319 milionë euro. Kaq borxh mund të marrë qeveria për të gjithë vitin, asnjë lekë cent më shumë.
Nëse një institucion apo vend donator del sot dhe deklaron se do të japë 2 miliardë euro kredi me interes zero për Shqipërinë, qeveria shqiptare nuk mund t’i marrë dot.

Maksimumi, që ajo mund të marr është 320 milionë euro dhe brenda kësaj shifre një pjesë është borxh I brendshëm, që merret nga bankat vendase. Në të kundërtën orientimi I të gjithë huamarrjes në tregun e jashtëm do të shkaktonte probleme në tregun financiar vendas, për shkak se një pjesë e mirë e biznesit të bankave buron nga blerja e borxhit të qeverisë.

Përtej kufirit të huamarrjes që është përcaktuar në buxhet, ka dhe një filtër tjetër që nuk lejon rritjen e borxhit. Ai është rregulli fiskal. Sipas një ligji të miratuar në vitin 2016, qeveria është e detyruar që çdo vit niveli i borxhit publik si përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar të vijë duke u ulur. Pra nëse në fund të vitit të kaluar borxhi publik neto ishte 64.9 për qind e Prodhimit Kombëtar, në fund të këtij viti shifra duhet të jetë me patjetër më e ulët, përndryshe qeveria bie në paligjshmëri.

Pyetja llogjike që mund të shtrohet në këtë rast është se si ka mundësi, që edhe pse qeveria merr 320 milionë euro borxh të ri në vitin 2020, borxhi publik si përqindje e prodhimit kombëtar ulet? Edhe pse në dukje një paradoks I pamundur, ky është një fenomen plotësisht normal. Borxhi publik ulet për shkak të rritjes ekonomike dhe rritjes natyrale të çmimeve. nëse qeveria do të merrte shumë më tepër se 320 milionë euro borxh për këtë vit, atëherë borxhi publik do të rritej, për shkak se huamarrja do të ishte më e lartë se sa shuma që amortizon rritja ekonomike dhe inflacioni.

LEXO EDHE:  Përplasja më e fortë Rama-Meta deri më sot

LEXO EDHE:  Selia blu "zien", Rama "zbulon" bukuritë e Shqipërisë/Me çfarë e nis ditën (Video)

Por t’i rikthehemi rrezikut të rritjes së borxhit. Ka vetëm një mënyrë se si qeveria mund të rrisë borxhin. Ai është përmes një ligji të ri, që ndryshon buxhetin e shtetit 2020 dhe një ligji tjetër të ri, që shfuqizon rregullin fiskal. Por nëse qeveria do të vendosë të bëjë një gjë të tillë atëherë kompanitë ndërkombëtare të ratingut dhe institucionet që monitorojnë ekonominë shqiptare do të vepronin menjëherë duke deklasuar financat e Shqipërisë. Ky është një rrezik që nuk do ta merrte asnjë qeveri racionale.

Ironikisht donatorët më të mëdhënj të kredive në konferencën e një ditë më parë, janë pikërisht ata që nuk e lejojnë qeverinë të marrë borxh më shumë se kufiri i përcaktuar në buxhet. Rrjedhimisht shqetësimit e tipit se kreditë e donatorëve do e rrisin borxhin në 80 për qind, janë një risk që nuk ka gjasa të ndodhë. Kush e njeh buxhetin, e di mire kete.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Gota gjysmë plot e donacioneve

Publikuar

-

Nga

Shuma prej 1.1 miliardë euro e deklaruar nga Konferenca e Donatorëve si ndihmë për Shqipërinë është impresionuese dhe mund të jetë një nga angazhimet më të mëdha solidare në rrafshin ndërkombëtar. Por duhen sqaruar disa gjëra shume shkurt.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, rreth 700 milionë euro janë kredi. Këto angazhime praktikisht janë të pavlefshme për dy arsye. E para, Shqipëria nuk mund t’i përdorë dot sepse nuk ka hapësirë fiskale.

Kreditë e premtuara nga donatorët shkojnë direkt në rritje të defiçitit fiskal dhe rrjedhimisht edhe borxhit publik. Shqipëria nuk ka hapësirë buxhetore për të rritur borxhin.

Arsyeja e dytë është edhe më e thjeshtë. Shqipëria nuk ka nevojë për borxhe konferencash. Qeveria shqiptare nuk është në pamundësi për të gjetur borxh. Vendi ynë sot del lirisht në tregjet ndërkombetare të financave dhe mund të marrë borxh në çdo moment, madje me kosto të lirë. Herën e fundit, eurobondi shqiptar u emetua me interes 3.5 për qind, çka është një normë relativisht e ulët borxhi.

I vetmi përfitim që vendi do kishte nga kreditë e donatorëve do ishte nëse ata do i akordonin këto kredi me interesa më të ulëta se 3 për qind. Por sërish edhe ky do të ishte një përfitim i papërfillshëm,

Këtu dalim tek pjesa e donacioneve që vlejnë me të vërtetë. Ato janë grantet, pra para falas. Sipas të dhënave paraprake, shuma e granteve të dhuruara nga Konferenca e Donatorëve vërtitet nga 300-400 milionë euro, pasi shifrat duhet ende të saktësohen.

LEXO EDHE:  Rama zbulon një sekret të Zahos!/Po shijojnë perëndimin, por … (Foto)

LEXO EDHE:  Rama takim me homologun kinez/ Zbardhen diskutimet

Për hir të së vërtetës, ky nuk është një kontribut i vogël, pasi bëhet fjalë për 2-3 për qind e PBB-së. Pra financimi i deficçitit buxhetor për gati 2 vjet dhe për këtë Shqipëria duhet t’u jetë mirënjohëse donatorëve.

Por edhe këtu duhet sqaruar një element shumë i rëndësishëm. Sa prej këtyre parave janë disbursuar dhe harxhuar ndërkohë. Sepse shuma prej 300-400 milionë euro që mendohet se është angazhuar përfshin brenda saj edhe paratë, të cilat janë disbursuar nga qeveritë mike dhe janë shpenzuar nga qeveria jonë gjatë situatës së emergjencës.

Ditët në vijim do të qartësojnë edhe më mirë përmasat e donacioneve si dhe kushtet e disbursimit të tyre. Megjithatë ky është një kontribut i rëndësishëm dhe qeveria meriton vlerësim për punën që ka bërë në mobilizimin e solidaritetit ndërkombëtar. Por, thënë këtë, është shumë e rëndësishme, që ato para të përdoren në destinacion. Do të ishte e pafalshme që qeveria e Shqipërisë dhe institucionet kontraktuese të abuzonin me donacionet. Kjo do ishte damka më e rëndë për çdo qeveri në glob.

LEXO TE PLOTE