Politikë
Mbledhja e 1.15 mld euro/ Berisha paralajmëron zhgënjimin e madh

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mirënjohejn e thellë ndaj shteteve që kontribuan për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti dje në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.
Por teksa përshëndeti këtë sukses, Berisha paralajëroi dhe zhgënjimin e qytetarëve, pasi sipas tij, paratë e dhurura menaxhohen nga një grup hajdutësh.
“Së pari shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj tyre që bujarisht vendosën dje në Bruksel, të japin paratë e taksapaguesve të tyre, për qytetarët aktualisht më të mjerë të planetit, shqiptarët e goditur nga tërmeti në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.
Falenderimi shkon gjithashtu për Ursula von der Leyen e cila organizoi këtë konferencë së bashku me Komisinerin e Zgjerimit për të mbështetur këta qytetarë.
Së treti, nuk mund të ndalem pa thënë se jashtë euforisë së madhe, jam 100% i sigurt se shumë i shpejtë do të jetë zhgënjimi i këtyre qytetarëve.
Më vjen keq që unë bej këtë kasandër por më detyron halli i tyre.
Së pari se ndërmjetësi këtyre donacioneve është një grup hajdutësh të pashoq në Evropë dhe botë.
Dy figurat kyçe janë njëkohësisht hajdutët më profesionist pas Edi Ramës. Arben Ahmetaj është famoz, autori i famshëm i PPP-ve, thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro.
I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave”,theksoi Berisha në “Tempora”./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...