Connect with Us

Mbi 10 milion lekë dëm shtetit/ KLSH kallëzon penalisht 7 ish-punonjës të Hipotekës

Lajme

Mbi 10 milion lekë dëm shtetit/ KLSH kallëzon penalisht 7 ish-punonjës të Hipotekës

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori, shtatë punonjës, ish-regjistrues dhe ish-specialistë të Ish-Zyrës Vendore për Regjistrimit e Pasurive të paluajtshme në Berat.

Ndaj shtatë personave në fjalë, rëndojnë akuzat për shkelje të ligjit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe tjetërsimin e pronave, etj., neni 248  i ”Kodit Penal”.

Sipas njoftimit për mediat të KLSH-së, thuhet se n ëish-ZVRP janë regjistruar pasuri të paluajtshme në Zonën Muzeale Berat (Zona Tampon) të Qytetit te Beratit, është ndryshuar  zëri  kadastral nga kullotë në truall, pa miratim të ministrit përkatës, të cilat nuk janë objekt i akteve nënligjore për ndryshimin e kategorive të resurseve të tokës, regjistrime objektesh në afërsi të lumit “Osum”. Janë kryer regjistrime mbi bazën e AMTP-ve të cilat nuk plotësojne kërkesat e formës dhe përmbajtjes. Regjistrime në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë për pasuritë e paluajtshme të prekura nga TAP, me efekt financiar mbi 10 milionë lekë.

KLSH bën të ditur se nga auditimi, i kryer në periudhën, 01.09.2016 deri në 01.10.2018, u konstatuan shkeljet:

Në 11 raste, në Zonat Kadastrale 8501 dhe 8502 “Berat”, me indicie riskun për faktin e regjistrimit të lejeve të ndërtimit në Zonën Muzeale Berat (Zona Tampon), është shtrirë auditimi edhe në periudhat e mëparshme, u konstatua se janë regjistruar pasuritë e përfituara me leje legalizimi dhe leje ndërtimi, prej ku sipas HTR, verifikimit nga sistemi geoportal-albania, dhe hartës me vijën kufizuese të zonës muzeale Berat, të cilat janë të pozicionuara në zonën tampon (Muzeale) të Beratit.

-Në dosjet përkatëse nuk ndodhet dokumentacion (projekte) të konfirmuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve (KKR). Nuk ka asnjë dokument të miratuar nga organet përkatëse të ruajtjes së monumenteve të kulturës.

Në 11 raste nuk bëhet fjalë për veprimtari “Restauruese” apo “Konservuese”, por janë kryer ndërtime të reja e në mënyrë të kundraligjshme janë kryer regjistrimet në ZVRPP Berat.

Në 14 raste në zonat kadastrale  “Pashalli”,  “Vokopol”, “Cukalat”, “Velçan” janë kryer regjistrime të akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP), në kushtet kur në dokumentet AMTP origjinal të disponuar në arkiv, mungonin vulat e institucioneve përkatëse, pra nuk plotësohen elementet e formës dhe të përmbajtjes e për rrjedhojë, nuk duhej pranuar regjistrimi i pasurive. Nga kjo për sipërfaqen prej 36583 m2 të vlerësuar me çmimin e tokës bujqësore për bashkinë Berat, rezulton një efekt financiar në shumën e përgjithshme prej 14,433,706 lekë.

Në 3 raste, në zonën kadastrale nr.3032 “Poshnjë”, për sipërfaqe 1300 m2, janë kryer regjistrime të pasurive të përfituara me leje legalizimi, në zona të përcaktuara me zërin kadastral “Kullotë”, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Kullotë” në “Truall”, në një kohë që kompetenca për ndryshimin e zërit kadastral i takon Ministrit të Mjedisit.

LEXO EDHE:  Leskaj: Dëmi i CEZ ndaj shtetit 479 milionë euro/ Prokuroria pushoi paditë e KLSH për Gjiknuri dhe Hickaj

Në 4 raste, në zonat kadastrale nr. 1682, 3357, 1004, për sipërfaqe ndërtimore 389 m2, janë kryer regjistrime me leje legalizimi, në zona të cilat sipas sistemit Geoportal-Albania dhe HTR, ndodhen të pozicionuara pranë brigjeve të lumit “Osum”, në distanca nga brigjet 81-170 m dhe në këtë rast procesi i legalizimit duhej të kishte ndaluar dhe nuk ka konfirmim nga Këshilli Kombëtar i Ujit.

-Regjistrime në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë të cilët kanë përfituar padrejtësisht shumën në vlerën totale prej 10,194,337 lekë, vlerë kjo që do të ishte përfituar nga shteti nëse pasuritë e paluajtshme të prekura nga TAP, por që u mungon dokumentacioni tekniko-ligjor do të regjistroheshin me pronar “Shtet” .

-Regjistrime leje legalizimi ku sipërfaqja e parcelës ndërtimore tejkalon 3-fishin e bazës së ndërtimit me efekt prej 6,602,177 lekë.

-Mos kryerje të pagesës së taksës së infrastrukturës për lejet e ndërtimit, diferenca preventiv-situacion, për sipërfaqet e përbashkëta, etj.

KLSH, duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera nga drejtuesit dhe specialistët e (ish-ZVRPP Berat (Drejtoria Vendore e ASHK-së Berat), të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të ligjit nr.33, datë 21.03.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe akteve të tjera nënligjore dalë në zbatim të tij, kanë konsumuar elementët e veprës penale.

Po ashtu, KLSH deklaron se ka nisur indicie për  kallëzim penal, duke i përcjellë me shkresën  nr.1282/8, datë 09.11.2019, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Berat, për 7 regjistrues, hartografë dhe jurist, për shkelje të ligjit regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe tjetërsimin e pronave, etj., neni 248  i ”Kodit Penal”, duke  dërguar të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kajmaku në arrati/ Kalon për gjykim çështja e ish kryebashkikaut të Vorës

Publikuar

-

Nga

Kalon për gjykim çështja e ish kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Prokuroria kërkon të gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës hodhi shortin për zgjedhjen e gjyqtarit që do të gjykojë ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
Vjollca Spahiu do të jetë gjyqtarja që do të gjykojë Kajmakun.

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’.

LEXO EDHE:  Plagosi me armë një 22-vjeçar/ Policia në kërkim të autorit

LEXO EDHE:  U shfaq krah Bashës në videon e inskenuar/ Auditori Kotorri dorëhiqet nga KLSH

Ndërkohë, pak ditë më parë Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën për heqjen e masës së sigurisë ‘Arrest me burg’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ KLSH zbulon shkeljet e rënda, kallëzon penalisht ish-punonjësit e ZVRPP

Publikuar

-

Nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të kryer në ish-ZVRPP Lezhë për periudhën 01.01.2017 deri më 31 05.2019, ka konstatuar shkelje ligjore, në regjistrimin e pronave.

Sipas KLSH, Ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatë pronën publike të llojit “Ranishte” e cila është pronë e patjetërsueshme dhe paparashkrueshme; ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me ligjin për pasuri duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” “Pyll”, “Moçal”, “Truall” në “Tokë bujqësore”; ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie; ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë tokë bujqësore me AMTP të pavlefshme, si dhe ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale.

Pas konstatimit të shkeljeve, KLSH bën të ditur se ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve dhe ish-punonjësve të ZVRPP Lezhë:

-Në 43 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie për objektet e legalizuara në zonën e mbrojtur të Kune-Vain-Tale.

-Në 25 raste, ish-ZVRPP Lezhë ka kryer regjistrim fillestar të pronës publike në favor të personave privatë, pa titull pronësie, për sipërfaqen 37872m2 “Kullotë” dhe për sipërfaqen 20029m2 “Pemëtore”.

-Në 22 raste, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me ligjin ka regjistruar AMTP në zonën bregdetare në Malin e Rencit dhe Tale, duke ndryshuar zërin kadastral nga “Pyll”, “Moçal”, “Ranishte”, “Truall” në tokë bujqësore për sipërfaqen totale prej 228210m2 (22.8ha) me qëllim kalimin e saj të paligjshëm nga pronar Shtet në favor të personave privatë.

-Në 7 raste, në Malecaj, nga verifikimi u konstatua se ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në favor të personave privatë sipërfaqen e tokës bujqësore prej 132565m2 (13.25ha) me AMTP të pavlefshme.

LEXO EDHE:  Meta në Berat: Osumi ka lënë pasoja serioze

LEXO EDHE:  Berat, zbulohen 15 varre antike

-Në 6 raste në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë, në kundërshtim me vendimet e ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe vendimet e gjykatave ka regjistruar pasuri në zërin kadastral “Ranishte” me sipërfaqe 102770m2, pavarësisht faktit se nuk është pjesë e objektit të padisë.

-Në 1 rast në Malin e Rencit, ish-ZVRPP Lezhë ka tjetërsuar në favor të personave privatë pronën publike të llojit “Ranishte” me sipërfaqe 56441m2. Sipas titullit të pronësisë është vendosur të kthehet “Pyll”, ndërkohë që, në fakt, sipas planrilevimit të përgatitur nga topografi i licensuar pasuria është e llojit “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

-Në 2 raste, ish-ZVRPP Lezhë në Malin e Rencit ka regjistruar në kundërshtim me ligjin pasuri me sipërfaqe 68024m2 duke u ndryshuar zërin kadastral nga “Ranishte” në “Pyll” dhe “Kullotë”.

-Në 1 rast në Malin e Rencit ka regjistruar 19.63ha tokë më tepër sesa është vendosur nga Gjykata e Rrethit Lezhë me vendim të formës së prerë, duke i ndryshuar zërin kadastral i cili sipas ekspertit të Gjykatës rezulton “Ranishte” dhe jo “Pyll”.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, si dhe çështje/probleme të tjera të trajtuara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit , KLSH  me shkresë nr.375/12, datë 19.11.2019 është dërguar për indicie penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë Raporti Përfundimtar i Auditimit të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Lezhë dhe Vendimi i Kryetarit të KLSH nr.92, datë 30.09.2019.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Përurohet Salla e Bibliotekës së KLSH-së me emrin ”Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”

Publikuar

-

Nga

Në datën 17 janar 2020, në respekt të bashkëpunimit të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, mes KLSH-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, si dhe në kuadër të pranimit të saj si anëtare me të drejta të plota e INTOSAI-t, në KLSH u përurua  Salla e Bibliotekës dhe leximit në katin e parë të ndërtesës së KLSH-së, në krah të Muzeut të Historikut të KLSH-së, me emrin ”Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës”.

Salla ka marrë emrin e ZKA-së, mbështetur në vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.967, datë 26/11/2019 me motivacionin :

”Në respekt të Institucioneve më të larta publike të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA),me të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasur bashkëpunim të pandërprerë e të frytshëm përgjatë viteve 2012-2019, në drejtim të rritjes së kapaciteteve audituese përmes trajnimeve dhe botimeve të përbashkëta, auditimeve paralele dhe të përbashkëta dhe pjesëmarrjes aktive në konferencat vjetore të të dyja institucioneve, si dhe në respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve dhe audituesve të ZKA-së në 15 vitet e krijimit të saj”.

Në këtë ceremoni morën pjesë dy Zëvendës Auditorët e Përgjithshëm të ZKA, përkatësisht z. Qerkin Morina dhe z. Naser Arllati si dhe drejtues dhe auditues të KLSH-së.

Ceremoninë e hapi Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, i cili nënvizoi bashkëpunimin e veçantë me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, duke theksuar se marrëveshjen e parë të bashkëpunimit si Kryetar i KLSH-së e ka nënshkruar me ish-Auditorin e Përgjithshëm të kësaj zyre, z.Lars Lage Olofsson. Që nga viti 2012 e deri tani dy institucionet Supreme të Auditimit ët Kosovës dhe Shqipërisë kanë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, si auditime paralele, trajnime, workshope, vizita pune, etj. Me dhjetëra auditues të KLSh-së kanë marrë pjesë në analizat vjetore te ZKA, ashtu sikurse shume auditues të ZKA kanë marrë pjesë në analizat vjetore dhe në Konferencat Shkencore vjetore të KLSh-së.

Pas pranimit të ZKA-së si anëtare me të drejta të plota në INTOSAI, bashkëpunimi i fortë dhe frytdhënës mes Institucionet tona i ndërtuar ndër vite do të vijojë në të njëjtën linjë, duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin tonë, veçanërisht në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta trajnuese dhe të qenit aktiv në aktivitetet e organizuara nga INTOSAI.

LEXO EDHE:  Meta në Berat: Osumi ka lënë pasoja serioze

LEXO EDHE:  Dhuna në familje dhe mashtrimi/ Arrestohen 2 persona në Pogradec dhe Berat

Më pas e mori fjalën Zëvendës Auditori i Përgjithshëm i ZKA, z. Qerkin Morina, i cili falenderoi z.Leskaj në emër të Auditorit të Përgjithshëm të ZKA-së, z.Besnik Osmani dhe në emrin e tij, për respektin dhe vlerësimin e treguar nga z.Leskaj për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. Bashkëpunimi ynë do të vijojë të forcohet, veçanërisht në fushën e auditimit dhe të realizimit të botimeve të përbashkëta sepse fatmirësisht ne kemi një gjuhë të përbashkët që na ndihmon për të përfituar nga eksperienca e njëri tjetrit.

Në këtë sallë janë vendosur deklarata e pavarësisë së Kosovës, faksimile, dokumente pune, botime të KLSH-së dhe të ZKA-së, fotografi të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Presidentit Hashim Thaçi, foto e dekorimit të z.Olofsson nga ish-Presidenti Bujar Nishani, foto të drejtuesve të ZKA, të aktiviteteve të përbashkëta mes KLSH-së dhe ZKA-së, etj.

Zoti Leskaj e mbylli aktivitetin, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se salla që mban këtë emër të nderuar do të vijojë të pasurohet me dokumente të reja, duke bashkëpunuar ngushtësisht në këtë drejtim me ZKA.

 

LEXO TE PLOTE