Connect with Us

Manjani krah Palmer për Akademinë e Transparencës/ “SHBA ka kapur demin nga brirët”

Politikë

Manjani krah Palmer për Akademinë e Transparencës/ “SHBA ka kapur demin nga brirët”

Publikuar

-

ylli manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur deklaratën e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, i cili kërkoi themelimin e një akademie transparence, për administrimin e donacioneve të dhëna për rindërtimin  e banesave të shembura nga tërmeti.

Manjani deklaron se nuk para e vlerëson Palmerin, por nuk i heq asnjë presje propozimit të tij për “Akademi të Transparencës”.

“Fiks ajo që i mungon qeverisjes transparenca. Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë. Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq”, shkruan ish-ministri në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i LSI merr vendimin e papritur/Ka një urim për politikanët

Ai thekson se asnjë kacidhe nuk duhet të shkojë në ndihmë të qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lejet e ndërtimit në Tiranë/ Zhupa i nxjerr “bojën” Veliajt

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeiu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike.

Sipas ZHupës, e vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike!

“Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite! Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!
Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës janë të verbër edhe nuk i shikojnë pallatet edhe kullat që ndërtohen çdo ditë, duke ju zënë rrugët, trotuaret, sipërfaqen edhe duke ju ndotur tmerrsisht ajrin. Por Veliajt nuk i interesojne qytetaret e Tiranes por oligarkët e ndërtimit”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në të njëjtën linjë me presidentin Meta, ndërsa theksoi se mazhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me presidentin Meta dhe më pas një takim me aleatët në selinë blu, Basha foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti.

LEXO EDHE:  Vjen reagimi i dytë nga LSI/Asnjë dilemë! Zgjedhjet pa opozitën, diktaturë!

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Ish-ministri i Ramës mbështet Bashën

Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.”, tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha premton bashkëqeverisje me Kryemadhin/ Nuk ka forcë që na ndalon

Publikuar

-

Nga

Basha në selinë e LSI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas një takimi që zhvilloi sot me aleatët në selinë blu, është shprehur i bindur në rotacionin politik.

Kryedemokrati Basha theksoi se rotacioni nuk mund të ndalet, por e tha qartë se nëse vjen në pushtet do të bashkëqeverisë me Monika Kryemadhin. Pra, me LSI-në, atë që ai vetë dikur e quante “partia e shushunjave”.

“Rotacioni është i pashmangshëm, gjithë beteja e Edi Ramës është të ndalë rotacionin, por nuk do ketë forcë mbi tokë që të ndalojë ardhjen e opozitës së bashkuar në pushtet, me votën e qytetarëve”-tha Basha.

LEXO EDHE:  Krimi mbërthen vendin/ Ish-ministri “shuplakë” Qeverisë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i LSI merr vendimin e papritur/Ka një urim për politikanët

Pra, Basha kërkon pushtet edhe për LSI-në, si pjesë e të ashtuquajturës opozita e bashkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE