LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lejet e ndërtimit në Tiranë/ Zhupa i nxjerr “bojën” Veliajt

18 Shkurt 2020, 15:21, Politikë CNA
Lejet e ndërtimit në Tiranë/ Zhupa i nxjerr

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeiu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike.

Sipas ZHupës, e vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike!

?Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite! Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!
Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës janë të verbër edhe nuk i shikojnë pallatet edhe kullat që ndërtohen çdo ditë, duke ju zënë rrugët, trotuaret, sipërfaqen edhe duke ju ndotur tmerrsisht ajrin. Por Veliajt nuk i interesojne qytetaret e Tiranes por oligarkët e ndërtimit?, shkruan Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga