LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi mesazh shqiptarëve/ “Rama do dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave”

18 Shkurt 2020, 18:04, Politikë CNA
Kryemadhi mesazh shqiptarëve/ “Rama do dyfishojë tarifat e ujit

Kryetarja e LSI-së ka zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga ky qytet, Kryemadhi foli për paratë e dhuruara dje nga ndërkombëtarët në Konferencën e Donatorëve për ridërtimin.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se këto para nuk janë dhënë për kryeministrin Edi Rama, por për shqiptarët, të cilët i paralajmëroi se kreu i qeverisë do t?i dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave.

?Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve. Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u xhudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u xhudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t?i përdorur paratë për interesa të veta?, u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga