Connect with Us

Konferenca e Donatorëve/ Kreditë do paguhen nga shqiptarët, deklarata e SHBA këmbanë alarmi

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Kreditë do paguhen nga shqiptarët, deklarata e SHBA këmbanë alarmi

Publikuar

-

Këshilltari për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka komentuar sot Konferencen e Donatoravë për Shqipërinë, e cila u mbajt një ditë më parë në Bruksel.

I ftuar në Abc e mëngjesi me Enkel Demin, Teliti tha se =vlera është e konsiderueshme, por e pamjaftueshme për t’i bërë ballë dëmeve të tërmetit.

“ Është vlerë e konsiderusme, por e pamjatueshme për t’i bërë ballë tërmetin. Dëmet janë afërsisht mbi 1 miliard eruo, pa përfshirë ketu edhe humbjet, që biznesi është dëmtuar, që shumë familje kanë humbur shtëpitë. E gjithë kjo pjesë ka për ta çuar vlerën shumë më lart dhe ne kemi në dispozicion vetëm masën 300 milion euro dhuratë.”-tha Teliti.

Ndërkohë, siç thekson ai janë rreth 800 milion euro kredi, që ndonëse me norma të ulëta interesi do të paguhen nga qytetarët shqiptarë. Sipas tij shumat e mbledhura do të kërkojnë një prcedurë të gjatë për tu marrë që variojnë nga disa muaj në vite.

“Të krenohesh se do marrësh borxh. Të marrësh borxh është e lehtë. Qeveria krenohet se i ka dhënë dje hapësirë për të marrë borxh, kur sot borxhi i jashtë i Shqipërisë është 5 miliard euro, do të shtojmë edhe 800 milion të tjera.

Kredi të buta Shqipëria ka marrë plot, pjesa dërrmuese e tyre janë kredi të buta. Nuk është risi për Shqipërinë sepse ne kemi qenë subjekt i kredive të buta. Kemi një historik pozitiv të marrjes së kredive me norma të ulëta interesi. Aj që ndodhi dje nuk është arritje për ne. Ajo që duhet të jemi mirënjogës ëhstë pjesa e dhuratës. E gjithë pjesa tjetër është kredi që do e paguajmë, me normë të ulët por i tëri ka për tu kthyer mbrapsht. Afatet e disbursimit të tyre do të zgjatin deri në 2 vite. Ne kemi eksperiencën e vendeve të tjera, rasti i Italisë. Nuk ka arritur të disbursojë vlerën e dhuratave që i kanë ardhur.  Nuk pati mundësinë që të thithte fondet sepse projektet ishin mjaft të komplikuara. Me shumë mundësi do të kemi vështirësi për të thithur kreidnë dhe i gjithë fokusi ynë do të jetë te pjesa e dhuratës. Nuk do jem i të aftë të absorvojmë gjithë kët dhuratë. Është edhe shkalla e lartë e mosbesimit nga instutucionet. Deklarata e SHBA bëri atë që ka bërë për 30 vite.”-theksoi Teliti.

LEXO EDHE:  Eurobondi/ Rama publikon përgjigjen: Doni s'doni ju tregjet na vlerësuan

Po ashtu Teliti, vë theksin edhe tek deklarata e SHBA, që sipas tij ndonëse nuk iu dha vëmendje nga mediat është një këmbanë alarmi.

“Ndihma e tyre nuk ka qenë në vlerat e vendeve të tjera, por kanë dhënë instrumetin më të mirë për të mirëmenaxhuar. Deklarata e djeshme e SHBA ishte një këmbanë alarmi, nuk mori vëmendje dhe nga strukturat mediatike. Ursula e shprehu qartë që edhe ne do të lidhim një marrëveshje, për monitrimin. Nuk kanë besim te Rama, ministrat, nuk kanë besim te vendi ynë që ne mund të menaxhojmë me transparencë ndihmat që na kanë ardhur. Kjo është një këmbanë alarmi”, tha Teliti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Ligjet’ miratojnë ndryshimet/ Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ne Kushtetutë.

Prej orës 10:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për hapjen e listave dhe rrjedhimisht ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por edhe pragun kombëtar të futjes në parlament. Dje opozita u tërhoq nga propozimi që pragu kombëtar të jetë 5%, por 2%, ndërsa në mbledhjen e sotme u paraqitën edhe propozimet konkrete. PS-ja dhe opozita parlamentare janë dakord në pikën që ‘nuk shkruajmë në Kushtetutë as sa do të jetë pragu, e as që ndalohen koalicionet’.

LEXO EDHE:  E thotë Kryemadhi: Nipi i Nexhmije Hoxhës në krah të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Eurobondi/ Rama publikon përgjigjen: Doni s'doni ju tregjet na vlerësuan

Gjithashtu PS propozon që në Kushtetutë vetëm të shënohet fakti që zgjedhësi mund të ketë votë parapëlqyese për kandidatin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po paguajnë me jetë dhe para”/ Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Po paguajnë me jetë dhe para”/ Italia si paralajmërim i frikshëm për Shqipërinë

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se me anullimin e kontratës koncesionarë të autostradës A10, e cila mirëmbahet me koncesion nga familja Benetton, italianët rrezikojnë të paguajnë 23 miliardë euro familjes Benetton, për prishje të njëanshme të kontratës.

Sipas Tomorri, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet edhe në Shqipëri, për shkak të koncesioneve korruptive.

Tomorri thekson se dhënia e të drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa garë dhe përmes procedurave të dyshimta ligjore ka faturë të rëndë.

“Qytetarët italiane mund të detyrohen t’i paguajnë 23 miliardë euro familjes Benetton, nëse qeveria e Romes do të anullojë koncesionin e Autostradës së Luleve.

Dy vjet më parë, e gjitha Italia u trondit nga shembja e një ure në qytetin e Genoas. Pjesë e autostrades A10, e cila mirëmbahet me koncesion nga familja Benetton, ura Morandi u shemb duke shkaktuar 43 viktima dhe mbi 500 të plagosur. Tani, që qeveria italiane po përpiqet të anullojë koncesionin pas zemerimit legjitim te qytetareve, kompania po kercenon me arbitrazh.

LEXO EDHE:  Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

LEXO EDHE:  Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

Ekspertët në Itali thonë se nëse qeveria e Contes do të miratojë vendimin për heqjen e koncesionit, gjasat janë që buxheti i shtetit të penalizohet. Kontrata e koncesionit i jep kompanisë kauze të fortë në arbitrazh dhe anullimi nga ana e qeverisë do të ishte shkelje e njeanshme. Në fillim të vrasin, pastaj të bejne të paguash. Ose anasjelltas. Kjo është fatura e koncesioneve korruptive.

Ajo që po ndodh në Itali sot është paralajmërimi i asaj qe mund të ndodhë në Shqipëri nesër. Dhënia e të drejtave ekskluzive apo licencave monopol tek bizneset private pa garë dhe përmes procedurave të dyshimta ligjore ka faturë të rëndë. Italianët po e paguajnë me jete dhe me para. Ne kemi filluar ta paguajme me para, shyqyr Zotit, deri tani jo me jetë. Por rreziku është aty. Italia e tregoi.”-shkruan gazetari.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet”/ Murrizi: Kemi prishur rehatinë e atyre që morën në qafë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

“Listat e hapura nuk ndalojnë koalicionet”/ Murrizi: Kemi prishur rehatinë e atyre që morën në qafë Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me deklaratat e opozitës jashtë parlamentit, sipas të cilës po prishet marrëveshja e 5 qershorit të Reformës Zgjedhore.

Murrizi ka theksuar sot se Listat e Hapura pamundësojnë vetëm formulën klasike të koalicioneve, por fton partitë e tjera që të kandidojnë me listë të përbashkët.

Po ashtu ai kujon se ishin vetë 3 vite më parë dy partitë më të mëdha të Shqipërisë që pamundësuan koalicionet. Murrizi kërkon nga mazhoranca që në një sistem proporcional rajonal prag kombëtar të jetë ai natyral për çdo qark dhe mos humbasë asnjë mandat.

“Të merret garancinë për sistem proporcional rajonal, pragu të jetë kombëtar. Ne kemi prag kombëtar, por s’kemi rezervurë për çdo qark, çdo subjekti. Prag kombëtar në sistem proporcional është nul. Mazhoranca të garantojë që prag kombëtar do të jetë pragu natyral i çdo qarku. Pra mandati nuk duhet të humbë për çdo artificie.

LEXO EDHE:  Eurobondi/ Rama publikon përgjigjen: Doni s’doni ju tregjet na vlerësuan

LEXO EDHE:  Putin: Dialogu SHBA-Rusi, çelësi i stabiliteti në botë

Jemi stigmatizuar që kemi prishur rehatin e atyre që kanë marrë në qafë Shqipërisë që në vitin 2008. Listat e Hapura nuk ndalojnë koalicionet, por jo ato me formulë klasike. Të kandidojnë me listë të përbashkët, lloj-lloj amalgami mediatiko- politik. Në parlamentin e 2021 do të vijnë ata që zgjedh qytetarit. Këta që dalin sikur u u kemi prishur koalicionet, prishën vetë koalicionet 3 vite më parë. Ky ligj nëse kalon me 94 deputetë. Hapja e Listave është ajo që tremb zotërinjtë dhe lehësit në çdo studio sikur ne po pengojmë marrëveshjen e tyre.”- tha Murrizi.

LEXO TE PLOTE