Connect with Us

Koncesioni i check up-it/ PD i drejtohet SPAK, ngre 7 akuza

Politikë

Koncesioni i check up-it/ PD i drejtohet SPAK, ngre 7 akuza

Publikuar

-

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kallëzimin penal për koncesionin e check up-it.

Duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të paktën dhjetë persona, mes të cilëve ish Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi.  Ata ngarkohen me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm.

Kallzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. “Sipas provave të administraura rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje, përmes provave, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funskionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Kuvendi i PD/ Basha: Është tregues i guximit tonë

Të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tëndera, si dhe cënimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

10 vite nga ligji antimafia/ Shteti dështon të shesë pasuritë e krimit

Publikuar

-

Nga

10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar. Agjencia e Administrimit të aseteve te sekuestruara tregon se në 10 vite nuk ka pasur asnjë blerës.

“Në duar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara aktualisht ndodhen pasuri me një vlerë të konsiderueshme totale prej 29.4 milionë eurosh, por shteti dështon t’i shesë pasuritë e paluajtshme apo makinat që u janë sekuestruar me vendim gjykate personave të lidhur me krimin”.-tha për Report TV administratori i këtij institucioni Artur Kala.

Sipas tij, “pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kanë dalë për shitje, por deri më tani nga të gjithë ankandet e zhvilluara nuk është shitur asnjë pasuri, nga rreth 20 pasuri te nxjerra në ankand”.

Sipas statistikave zyrtare, janë në total 3.6 miliardë lekë pasuritë në vlerë, të tilla si prona të paluajtshme, makina, mjete lundruese, por edhe llogari bankare, të cilat i administron institucioni i mësipërm. Kryesisht, këto pasuri rezultojnë të sekuestruara apo të konfiskuara në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë e Sarandë. Nga këto, 25.6 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe vetëm 3.9 milionë euro janë ato të konfiskuara, pra kur pronësia i ka ikur pronarit të mëparshëm dhe i ka kaluar shtetit. Vitet e fundit, konfiskimi ka ecur me “hapin e breshkës”.

LEXO EDHE:  Dokumenti ekskluziv/Ushtari i Kokëdhimës drejton Partinë Demokratike

LEXO EDHE:  Basha fillon sulmet ndaj Berishës/ Mbante oligarkët në paradhomë

Kështu, nga 183 pasuri të sekuestruara, vetëm 6 janë konfiskuar në vitin 2018 dhe nga 41 të sekuestruara në vitin 2019, janë konfiskuar vetëm 5 prej tyre. Aktualisht AAPSK ka nën administrim 182 pasuri të sekuestruara. Po ashtu rezulton se nder asetet e luajtshme konfiskuar krimit si makina janë 15 mjete qe po vlerësohen nëse do shiten për skrap apo si mjete. Ndërsa pese qarqet ku krimi ka investuar kapitalin e tij tashmë të sekuestruar janë Tirana, Durresi, Fieri, Vlora dhe Saranda.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së për transparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit.

Sipas Vasilit, të gjithë e dinë që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron prandaj SHBA do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë.

“Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit!
SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.
Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.
Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademinë e Trasparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së djeshme të donatorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh falenderuese ndaj vendeve që kanë ndihmuar Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky është një mesazh i qartë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiprarëve.

“Konferenca e djeshme do t’iu japë shqiptarëve kurajon për të vazhduar betejën e tyre. Ajo tregoi mbështetjen nga BE për shqiptarët. Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, përkundrazi ndiejnë detyrimin për t’i ndihmuar ata”-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa tha se “Ajo që dua të theksoj është se tani duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Buzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitësh kërkon kredi.”

LEXO EDHE:  Basha fillon sulmet ndaj Berishës/ Mbante oligarkët në paradhomë

LEXO EDHE:  Kur PD-në e tërheq zvarrë Tritan Shehu

Më tej, ajo theksoi se “Shuma 880 milion euro, është hua, borxh që do paguhet nga taksat e shqiptarëve prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur, që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Besimi tek kjo qeveri ka humbur.”

LEXO TE PLOTE