Connect with Us

“Këtu jam goca e Ritës, s’pres asnjëherë radhë”/ Roza Lati: Ja pse nuk largohem nga Shqipëria

Politikë

“Këtu jam goca e Ritës, s’pres asnjëherë radhë”/ Roza Lati: Ja pse nuk largohem nga Shqipëria

Publikuar

-

Roza Lati është një ndër moderatoret më të përfolura dhe më të komentuara në mediat rozë, për shkak të jetës private dhe natyrës rebele.

Teksa ka qenë e ftuar në studion e “Ftesë në 5”, moderatorja ka treguar shumë gjëra nga jeta e saj dhe një ndër to ishte edhe shkaku i ndarjes nga ish i dashuri mirditor.

Ajo tha se arsyeja ishte largësia, pasi ajo nuk dëshiron që të largohet nga Shqipëria.  Roza bëri një deklaratë të fortë, teksa ishte duke folur për jetën larg vendit tonë.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE?/ Shqipëria ka një detyrë të re përpara

“Nuk e imagjinoj dot të shkoj në një vend që nuk më njohin. Unë këtu jam goca e Ritës, nuk pres asnjëherë në radhë, më fusin kudo, si të shkoj atje të jem askushi. Unë do jem gjithmonë goca e Ritës, ajo është e mira ime, ajo është mali ku unë mbështes kokën”, nënvizoi moderatorja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Keqdashës ndaj interesave të shqiptarëve”/ Deputeti: Të shpërndahet Parlamenti! 

Publikuar

-

Nga

Ka habitur me mesazhin që ka shpërndarë, pak më pare, në faqen e tij në rrjetet sociale, deputeti i listës së PD-së, Leftër Maliqi. Nëpërmjet tij, krahas të tjerave, ai shprehet kategorik për shpërndarjen e Parlamentit gjë që nevojë urgjente dhe duhet për të mbrojtur fatin e demokracisë.Pa marrë parasysh faktin se një veprim i tillë i heq atij dhe kolegëve të tij, mandatin e deputetit, Maliqi, shkruan:

“Shperndarja e Parlamentit domosdoshmeri jetike per fatet e demokracise dhe mbrojtjen e Kushtetutes.
Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmone qe nga lashtesia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani eshte ai qe ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mencur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si antar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundesi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlersimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

LEXO EDHE:  Negociatat me Shqipërinë/ Tsipras: Jemi në rrugën e duhur

LEXO EDHE:  Negociatat me Shqipërinë/ Tsipras: Jemi në rrugën e duhur

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mencurine, zgjuarsine, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtje e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike.Gjithmone me ju dhe zeri juaj Lefter Maliqi”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

SHBA nuk i zë besë Ramës/ Lubonja ngre alarmin: Kryeministri nuk mund t’i menaxhojë 1.15 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shifrën prej 1.15 miliardë euro të cilat u mblodhën dje në Konferencën e Donatorëve.

Në një lidhje për emisionin “Opinion” në News 24, Lubonja theksoi se qeveria ka bërë një farë pune për të marrë kaq donacione pasi Rama është i aftë për të propaganduar dhe për të paraqitur një Shqipëri të tronditur.

Por ai kritikon Ramën përsa i përket menaxhimit të këtyre donacioneve, pasi thotë se është më i keqi i mundshëm për t’i menaxhuar në mënyrë transparente.

“Po, nuk e di se çfarë kupton fjala sukses fakti që u mblodhën aq shumë para por besoj se është pak tragjike ta quash sukses. Sukesesi i shkon tërmetit pasi rriti ndjeshmërinë e ndërkombëtarëve është sidoqoftë për tu përshëndetur.
Fakti që Shqipëria është në Europë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen.
Kemi shumë gjëra për të thënë.

LEXO EDHE:  Të ardhurat për frymë/ FMN: Shqipëria ndër më të varfrat e Europës

LEXO EDHE:  Të ardhurat për frymë/ FMN: Shqipëria ndër më të varfrat e Europës

Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast.
Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve.

Tek ato ndihmat që u dhanë, pashë që SHBA dha 5 milion dollarë për transparencën, monitorimin dhe menaxhimin pasi s’ka besim. Ne i kemi institucionet për monitorim por nuk funksionojnë. Edi Rama nuk mund t’i menaxhojë këto para në mënyrë transparente”, u shpreh Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rama nuk ka arkëtuar 1.15 bilion, ka hapur orekse sa për 1.15 bilion

Publikuar

-

Nga

Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme e Donatoreve. Një shifër që përveç Ramës që i ndodhur në qendër të vëmendjes e përjetoi dje lavdinë e radhës, sot çdo orë që kalon po zgjeron orekset e grupit parlamentar, të biznesmenëve afër qeverisë dhe të të tjerëve që nuk i pengon asgjë që për momentin të bëhen ndërtues. Fundja për të hapur një kompani ndërtimi nuk eshtë se duhet ndonjë diplomë. Mjafton dashuria për atdheun në këto momente të vështira.

Shkollimi i Ramës si piktor, e ndihmon që mos kuptojë fare se çdo të thonë termat “grant”, “hua” dhe “kredi”, ndaj si mjeshtër ngjyrash i njëson të gjitha me ngjyrat e topave me kartmonedha. Dhe është normale që 1.15 bilion euro ti duken shumë të bukura.

Personazhi tjetër që po kalon në ekstazë (dhe nuk është çudi të ketë filluar edhe ti harxhojë ndërkohë 1.15 bilionët) është Arbeni. Sot mund ta dëgjoni që të dalë në TV e të premtojë apartamente kristali për të prekurit nga termeti. Fundja ai ka sot detyrë të shpenzojë 1.15 bilion euro dhe kjo është detyrë me përgjegjësi të madhe. Vetëm një financier si Arbeni mund ta përballojë.

Ndërkohë opozita me ndonjë përjashtim si rasti i zonjës Tabaku që sheh pamundësinë e arkëtimit të atyre shifrave, çuditërisht po bën thirrje për administrimin e kujdesshëm të 1.15 bilionshit. Lul Basha si rilindja po i bën llogaritë me 1.15 bilion të arkëtuara. Dhe ai si Arbeni e ka hallin vetëm tek shpenzimi.

Por cila mund të jetë shifra që realisht mund të parashikohet që të arkëtohet nga totali tronditës prej 1.15 bilion?

Shifra prej 885 milionë janë premtime për hua dhe kredi. Edhe nëse ato kalkulohen sot si të mundura, deri kur të bëhen të arkëtueshme, do duhet një proces i gjatë, negocimi për kushtet dhe afatet e shlyerjes. Nëse analizojmë pastaj efektet e shifrës apo pjesëve të saj, në nivelin e borxhit të jashtëm, në afektimin që i bëhet dispozitave kushtetuese e ligjore për nivelin e borxhit dhe monitorimit që i bëhet këtij niveli nga BB, FMN dhe jo vetëm, në fund do kuptojmë që mbase vetëm një pjesë e vockël e 885 bilionve mund të arkëtohet realisht.

LEXO EDHE:  Negociatat me Shqipërinë/ Tsipras: Jemi në rrugën e duhur

LEXO EDHE:  Negociatat me Shqipërinë/ Tsipras: Jemi në rrugën e duhur

Më tej nga totali prej 1.15 bilion, vetëm 300 milion janë premtime për donacione, pra para që nëse akordohen nuk mbartin asnjë detyrim financiar nga buxheti i shtetit.

Historia e donacioneve të konferencave ka treguar që të gjithë donatorët rrugës së nënshkrimit të marrveshjeve, rrudhin ofertat e tyre deri në përgjysmim të shumave.

Duke ndjekur këtë arsyetim, sot si fonde të sigurta mund të kalkulohen vetëm 150 milion euro.

Ndaj këshilla që duhet ti japin Ramës ata pak njerëz me mend në kokë që ka vërdallë, është që ta marri me qetësi këtë kapadajllëkun e fundit.

E vetmja gjë e sigurtë sot është që orekset rrotull Ramës kapin shifrën 1.15 bilion Euro.

Dhe këtë shifër Rama dhe Ahmetaj arritën t’ua sqarojnë të gjithëve.

Është rrugë e gjatë tani për t’ja sqaruar vetës si fillim dhe gjithë të tjerëve më pas, se ka pasur një gabim të vockël në parashikime.

Këtë do fillojnë ta bëjnë kur të shohin që shifra në fund nuk do jetë 1.15 bilion por vetëm 150 milion.

Dhe nga ai moment Rama do i ketë kundra të gjithë.

Të vetët se do ju ketë prishur ëndrrat dhe Lulin që do e akuzojë Ramën se zhduku 950 milion euro! Atë ditë Ramës do i mbetet vetëm të bëjë shembull Arbenin!/CNA.al

LEXO TE PLOTE