LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

18 Shkurt 2020, 07:35, Blog CNA
Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe

Nga Lily Kuo ?The Guardian?

* Liu Mengdi, 25-vjeçe, ka mbajtur një ditar javët e fundit, ndërsa koronavirusi ka kapluar qytetin e saj të lindjes, Vuhan. ?Sot është dita e gjashtë e karantinës në Vuhan. Mendova se familja ime, e penguar të dalë jashtë banesës, do të ishte të paktën e sigurtë?-shkroi ajo më 29 janar nga Italia, ku po studion në vitin e fundit në një universitet.

Babai 54-vjeçar i Liu, Liu Daoju, që pati dhimbje fyti dhe kollë 5 ditë më parë, sapo kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit të ri. Gjyshi i saj 90-vjeçar, Lei Ruting, po shfaqte simptoma edhe më serioze: ethe të forta, dhe vështirësi në frymëmarrje.

?Të gjithë në familjen time, janë jashtëzakonisht të shqetësuar?- shkroi ajo. Megjithatë, e mbylli shënimin e asaj dite me optimizëm. ?Ne besojmë se gjithçka do të jetë në rregull. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve, që po e luftojnë këtë virus. Faleminderit të gjithëve atyre, që na kanë ndihmuar?- shkroi ajo.

Por 3 ditë më vonë, edhe ai optimizëm ishte zhdukur. ?Më 2 shkurt në orën 15:08 të pasdites me orën lokale të Pekinit, gjyshi im ndërroi jetë nga ?pneumonia e panjohur?. Ai sapo kishte mbushur 90-vjeç muajin e shkuar. Kishte qenë gjithnjë i shëndetshëm?-shkruante Liu shumë e shqetësuar.

?Ndihem shumë më tepër se sa e pikëlliuar, ndjehem e zemëruar?- shtoi ajo. Koronavirusi, i njohur tashmë zyrtarisht si Covid-19, u ka marrë jetën të paktën 1.380 njerëzve në Kinë, me më shumë se 1.300 vetëm në provincën Hubei. Vuhan, kryeqyteti i provincës, dhe vendi ku u shfaq për herë të parë virusi, ka pësuar numrin më të madh të viktimave, 1.016.

Familja e Liu, është një nga qindrat që jo vetëm kanë humbur një familjar nga virusi, por që është përpjekur t?i mbijetojë atij. Disa ditë para se të vdiste gjyshi i saj, ai kishte ethe gjatë gjithë natës. Kur të afërmit thirrën një ambulancë, mjekët u thanë se në spital nuk kishin asnjë lloj kure për këtë sëmundje.

?Nëse ai vërtet vuan nga virusi, ne s?mund të bëjmë asgjë. Po ta çoni në spital, askush nuk do të kujdeset për të?-thotë Liu, duke treguar këshillat që iu dhanë familjes së saj. Pas udhëzimeve, familja kontaktoi komitetin vendor të lagjes – që merret me karantinën dhe transportin e pacientëve në spitale – por nuk iu dha ndihmë.

E dëshpëruar, Liu e tregoi historinë e familjes së saj në Weibo, rrjeti më i madh social në Kinë, duke u lutur për ndihmë. Ajo kontaktoi ndërkohë mediat lokale, të cilat e raportuan historinë e saj. Në fund, mjekët erdhën në shtëpinë e tyre, morën një mostër gjaku nga gjyshi i saj, dhe e këshilluan të shkonte diku për të bërë testin e plotë diagnostik, analiza që janë të vështira të kryhen në të gjithë qytetin.

Por familja e saj u këshillua të ndalte apelet për ndihmë në internet, dhe të postonte vetëm mesazhe ?pozitive?. Një gazetar dhe një mik i familjes, i ndihmoi të gjenin një spital që mund të kryente të gjitha analizat. Duke parë fotot dhe videot e gjyshit në spital, Liu u ndje e lehtësuar. Por të nesërmen, Lei vdiq para se të dilnin përgjigjet e analizave.

Trupi i tij, u dërgua menjëherë në krematorium pas një ceremonie të shkurtër mortore. Familjes nuk iu lejua të merrtë pjesë apo të mblidhte hirin. Tani, familja e Liut po lufton për të shpëtuar të atin e saj, një skenar ky gjithnjë e më i zakonshëm, teksa pacientët e sëmurë largohen nga spitalet e mbipopulluara për të qëndruar në shtëpi në karantinë, dhe shpesh përfundojnë duke infektuar anëtarët e tjerë të familjes.

Familja nuk është e sigurtë, se si mund të jenë prekur nga virusi gjyshi dhe babai. Por pak kohë para se qyteti të vendosej nën karantinë, ata të dy kishin vizituar miq dhe fqinjë, të cilët më vonë u zbuluan se ishin të infektuar. Në këtë rajon, janë infektuar më shumë se 50.000 njerëz.

Babai i Liu, ndodhet në spital që nga 29 janari. Ata arritën të gjejnë një shtrat përmes miqve të familjes. Për t?iu nënshtruar diagnozës, atij iu desh të shkonte dhe largohej disa herë nga spitali, duke ecur thuajse 25 km më këmbë, ndërsa vuante nga ethe të forta.

Liu foli në telefon derisa e lejoi bateria e telefonit. Mjekët i thanë se babai i saj ishte personi më optimist i pavionit. Ai u tha familjarëve, se do të ishte më mirë pas 3 javësh. I ati i saj është jashtëzakonisht aktiv, nuk pi alkool apo duhan, dhe luan 3 herë në javë badminton (një lojë e ngjashme me tenisin). Ai ecën gjithmonë 10.000 hapa në ditë.

Por gjendja e tij është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Më 10 shkurt, në rastin e ditëlindjes së tij, Liu realizoi një video me miqtë nga e gjithë bota, duke i uruar babait të saj një jetë të gjatë dhe shërim të shpejtë. Por atë ditë, spitali i kërkoi nënës së saj të nënshkruante një formular që konfirmonte gjendjen e tij kritike.

Më vonë, nëna e Liut i tha të bijës se mushkëritë e tij kishin pushuar së funksionuari. Babai i saj ndodhet tani i shtruar në reanimacion, i lidhur me një pajisje që e pompon dhe i oksigjenon gjakun. Liu është veçanërisht e zemëruar, pasi është urdhëruar të mos postojë asnjë gjë mbi sëmundjen në internet.

Në fillim të këtij muaji, llogaria e saj WeChat u bllokua. Të atit i është hequr telefoni, dhe ajo nuk ka mundësi të bisedojë me të. Përhapja e virusit, ka shkaktuar një nivel të rrezikshëm të zemërimit të publikut ndaj Partisë Komuniste në pushtet. Banorët janë të zemëruar me reagimin e ngadaltë të autoriteteve ndaj virusit, duke lejuar që ai të përhapej për javë të tëra.

?Për regjimin, ky virus ka qenë si Çernobili për Bashkimin Sovjetik. Menjëherë gjithçka vazhdoi si më pare?- thotë Viktor Shih, ekspert mbi politikën kineze në Universitetin e Kalifornisë bë San Diego. Sipas tij, shumë njerëz e kanë humbur tashmë besimin se partia është në gjendje të qeverisë Kinën.

?Nëse kjo ndodh vërtet, efektiviteti i dekreteve të qeverisë do të bjerë me kalimin e kohës, pasi zyrtarë të nivelit më të ulët dhe njerëzit do rezistojnë në mënyrë pasive. Vetëm koha do ta tregojë këtë ?- thekson ai. Liu shpreson se babai i saj do të shërohet së shpejti, dhe ajo do të ketë mundësi ta marrë me vete në Evropë, për të harruar atë përvojë traumtike.

Por familja e saj po e vuan ende humbjen e gjyshit. Nëna e saj, rri në shtëpi vetëm me të motrën. Ajo qan herë pas here. Vetë Liu nuk po përqëndrohet dot në studimet e saj për arkitekturë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga