LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët e plehrave i mbyllin gojën Bashës

18 Shkurt 2020, 11:04, Politikë CNA
Inceneratorët e plehrave i mbyllin gojën Bashës

Sot në mesditë Partia Demokratike e ka cuar në SPAK dosjen Manastirliu-Beqja, në lidhje me kompaninë e Check Up. Akuza të përsëritura të opozitës ndaj këtij koncesioni.

Por, përballë kësaj qëndrojnë edhe denoncimet dhe skandalet e publikuara së fundi në lidhje me kompaninë e koncesionit të inceneratorëve, denoncuar ditë pas dite tek CNA.al, për të cilat çuditërisht, Luli dhe opozita e Republikës së re kanë mbyllur gojën.

Është rasti i parë dhe më flagranti, që tregon lidhjen qeveri-oligarkë-media. Para nga taksat e shqiptarëve që paguajnë koncesionin e inceneratoravë. Më pas kompani me të njëjtët aksionerë, por këtë herë në Bullgari blejnë një nga kompanitë lider të kafesë në Shqipëri, e cila ?rastësisht? ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Por, megjithëse gjithçka është treguar me dokumenta, Republika e re e Lulzim Bashës ka heshtur. Askush nuk flet.  Përjashto ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është i vetmi që denoncon.

Luli i kompleksuar dhe stafi i tij i përgjumur dhe deri diku të kapur nga koncesioni i inceneratorëve, Klodët apo Blushët, PD zyrtarisht hesht.

Jo vetëm që nuk ka asnjë reagim zyrtar, por me një skemë dhe një dosje të plotë që nuk do të kishte nevojë për asnjë hetim në prokurori, sepse gjithçka është e zbardhur, PD duhej të kishte kurajon qytetare ta çonte përpara SPAK-ut.

Në si media jemi në detyrën tonë dhe do të vazhdojmë të themi të vërtetën, por kur opozita ka dalë në Pazar për inceneratorë, apo ?kafe Blushi?, i shijon më shumë sesa interesat e publikut, vështirë se ka shpresë që ajo të marrë besimin e qytetarëve.

Sa më shumë flasin mediat me të vërtetat e mëdha dhe sa më shumë hesht Luli, aq më shumë kuptojnë shqiptarët se kush është opozita si palë e qeverisë dhe korrupsionit të saj mediatik./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Skema qeveri-koncesione-media/ Pse heshtin moralistët e antikorrupsionit, Lubonja, Bushati & co?

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga