LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kreun e BKH/ Kandidatët i nënshtrohen "filtrit" të radhës

18 Shkurt 2020, 09:59, Aktualitet CNA
Gara për kreun e BKH/ Kandidatët i nënshtrohen

Tetë kandidatët që kanë kaluar deri tani fazat për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit, do t?i nënshtrohen testit të Poligrafit.

Sipas News24, ky test do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundojë të premten.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ambasada amerikane bëri me dije se faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhej se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional.

Tetë kandidatët:
1-Aida Veizaj
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj

Lajmet e fundit nga