Connect with Us

Fondet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Ahmetaj zbulon shtetet “surprizë”

Politikë

Fondet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Ahmetaj zbulon shtetet “surprizë”

Publikuar

-

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka folur për konferencën e donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj tha në rubrikën “Opinion” se ajo që ndodhi ishte përtej pritshmërive.
I pyetur se cili shtet apo donacion ishte surprizë, Ahmetaj tha se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Banka Islamike.

“Komisioni nuk ishte surprizë sepse KE ishte lokomotiva. Pritej që të ishte donatori i parë në formën e grantit. Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një surprizë shumë e këndshme. Patjetër që kontaktet kanë qenë të thella të vazhdueshme me princin e kurorës por nuk e prisnim të ishte ai donacion me 2 mijë banesa, qoftë apartamente, qoftë shtëpi individuale. Surprizë ishte dhe Banka Islamike me 365 mln dollarë të ofruara në kredi të buta. Raporti mes grantit dhe kredisë është shumë dinjitoz. Po kolaudohet shifra. Ato janë angazhime zyrtare por kolaudohet shifra. Është 1.15 mld, 300 mln janë grante, dhurim. Të gjitha shtetet kanë bërë donacione në formën e grantit, kush më pak e kush më shumë”, u shpreh Ahmetaj, në studion e Opinion.

LEXO EDHE:  Donacioni për shtetin, si formë korrupsioni/ Nga Dritan Hila

Sa i përket Francës, ministri tha se ishte një suport dinjitoz dhe se qëndrimi i Macron ka ndryshuar në raport me Shqipërinë për shkak të reformave por edhe instrumentit të ri të adaptuar nga BE për zgjerimin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbledhja e fondeve nga ndërkombëtarët/ Rama: Do arrijmë në majën e synuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thotë se pas mbledhjes së fondeve ditëne djeshme, rindërtimi do të kthehet në banesn e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social.

Sipas Ramës, fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e planit ekonomik 2020.

“Ne do ta kthejmë rindërtimin në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë që duam. Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020 – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Punoni në ndërtim, ça do ti apo doganier”/Rama përplaset me të riun në Durrës

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër
fazën e parë të rindërimit të godinave në zonën e plazhit në Durrës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një bisedë me disa të rinjtë, të cilët ishin duke pirë kafe.

Kryeministri i ka ftuar që të fillojnë punë në ndërtim, por një i ri i tha se është me shkollë të lartë.

LEXO EDHE:  Dita Ndërkombëtare e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë/ Ahmetaj: Qeveria nuk mund të mburret

LEXO EDHE:  “Mezi po pres të kthehem në shtëpi”/ Reperja surprizon partnerin

Biseda:
Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.
Të rinjtë: Mirë.
Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu,
I riu: Ku në ndërtim?
Rama: Pse, çfarë do ti doganier?
I riu: Kam mbaruar shkollë unë, s’jam pa shkollë.
Rama: Aaa ke mbaruar shkollën, jurist.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dorëzon në SPAK kallëzimin ndaj Dvoranit/ Fakte të reja do dalin në dritë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Ardian Dvoranin.

Meta paralajmëron se fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

“Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE