Connect with Us

“Droga me nëndetëse drejt Europës” / Deklarata “bombë” e Berishës

Politikë

“Droga me nëndetëse drejt Europës” / Deklarata “bombë” e Berishës

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, teksa ka rënditur disfatat e qeverisë, nga rritja e kriminalitetit, vrasjet dhe trafiqet, paralajmëroi se nuk duhet të çuditemi kur të dëgjojmë se droga ka filluar të transportohet dhe me nëndetëse shumë shpejt.

“Shqipëria ka ngel një vend që është shndërruar në narkoshtetin e vetëm në Evropë.

Po nxjerr një nga një serial killerat nga burgu.

Është i vetmi vend që është shndërruar me një shpejtësi të rrufeshme në furnizuesin kryesor të kokainës.

LEXO EDHE:  "I mbytur" në luks/ Kush është porositësi i drogës në Has

Mos u çudisni, do shihni shumë shpejt nëndetëse duke trasportuar drogë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama sërish ftesë Bashës për marrëveshje/ “Jam gati në çdo sekondë”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish gatishmërinë të bëjë një marrëveshje me kreun në opozitës Lulzim Bashën.

Teksa u pyet në emisonin “Real Story” se a është i gatshëm të bëjë një marrëveshje si ajo e 17 majit të viti 2017, kreu i qeverisë tha se po, por nuk kurseu thumbimet dhe ironinë.

“Në çdo sekondë, jam gati të bëj marrëveshje në çdo sekondë. Në çdo sekond në 17 maj, në 17 korrik, në 17 gusht, në çdo 17, vetëm në 17 nëntor jo se kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem dot me kryetarin e dështuar të opozitës”, u shpreh Rama, ndërsa theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, siç pretendon opozita./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha akuza të forta Ramës/ “Tradhtar i kombit, e përdor Vuçiç si argat”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, teksa e quajti këtë të fundit peng të Beogradit dhe argat të të Aleksandër Vuçiç

Berisha solli në kujtesë faktin që Edi Rama kundërshtoi idenë e Albin Kurtit për makro-shengenin shqiptar, para se të krijohet mini-shengeni ballkanik.

Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhtisë. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd.

A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve.

LEXO EDHE:  Drogë drejt Greqisë/Kapet trafikanti shqiptar (Emri)

LEXO EDHE:  Operacion antidrogë Shqipëri-Itali/ Kapet një tjetër gomone

Edi Rama është pjesë e nacionalizmat serbe. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit. Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e priti Kurtin.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i lë në mes emisionin Sokol Ballës/ “Kam më të rëndësishëm Zahon dhe vajzën”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka lënë në gjysmë emisionin “Real Story” dhe është larguar nga studioja ende pa mbaruar.

Rama deklaroi se duhet të largohet më shpejt se të mbarojë emisioni, pasi theksoi se ka ditëlindjen vajza e bashkëshortes së tij Lindës, Rea Xhillari.

“Shiko unë kam Zahon atje që po pret të festojë ditëlindjen e motrës, më thatë të përgjigjem shpejt, tani më lini të mbaroj shpejt”, u shpreh ai, por të ftuarit në panel i drejtuan sërish disa pyetje, gjë që e detyroi kreun e qeverisë t’ja ndërpresë fjalën dhe të largohet.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 10 kg marijuanë në Kakavijë, në pranga 24-vjeçari

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 10 kg marijuanë në Kakavijë, në pranga 24-vjeçari

“Tani të lutem është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe vajza që ka ditëlindjen se ky munhabet”, theksoi ai para se të linte studion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE