LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

18 Shkurt 2020, 18:06, Politikë CNA
Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane ?Dojçe Welle?, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

?Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë?, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:?Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit??, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

?Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga