LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i "Fiks Fare"/ Qendra “Don Bosko” përfiton 300 m2 truall me legalizim, pa asnjë dokument

18 Shkurt 2020, 21:03, Denoncim CNA
Denoncimi i "Fiks Fare"/ Qendra “Don Bosko” përfiton

Banorët nxirren në rrugë , banesat legalizohen si objekte të ndërtuara nga qendra para viteve ?90, pa asnjë lloj dokumentacioni.

“Fiks Fare” trajtoi problemin e dy familjeve të vendosura në banesa sociale, qysh në vitet ?60-?70 nga ish Ndërmarrja Komunale Banesave. Këto banesa, 58 m2, ndodhen në lagjen ?Nr 3? Durrës, pas bashkisë së qytetit. Banorëve në fund të muajit janar u erdhi një shkresë nga përmbarimi ku i kërkonin që të dilnin nga banesat e tyre. Kërkesa ishte bërë nga pronari i ri i tyre, i cili i kishte përfituar këto prona nëpërmjet legalizimit. Pronari i ri ishte Qendra Sociale ?Don Bosko?. Banorët ankohen se janë në moshë të thyer, invalidë dhe me probleme shëndetësore dhe të shëndetit mendor. Nuk kanë vend tjetër ku të fusin kokën. Ata pretendojnë se këto banesa, janë ngritur nga shteti dhe aty kanë jetuar që prej viteve ?70. Kanë paguar, drita ujë e detyrime.

Si i përvetësoi Qendra “Don Bosko” 300 m2 truall dhe 58 m2 ndërtesë

Në fillim të vitit 2019 Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë -Durrës, me përfaqësues Dom Martin Thomson pretendon se është pronare e një objekti të ndërtuar para vitit 1990, prej 58 m2, dhe ben kërkesë pranë Aluiznit për ta legalizuar. Vetdeklarimi firmoset dhe vuloset nga vet Dom Martini. Çuditërisht në mes të procesit të legalizimit, kisha, heq dorë nga prona dhe kërkon që procesi i legalizimit të vijojë në emër të Qendrës Sociale Don Bosko.Në Prill të 2019 ky objekt u legalizua dhe bashkë me të edhe 300 m2 truall si pjesë funksionale e objektit. Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës e gjithë kjo procedurë, është bërë në bazë të një vetdeklarate që Kisha ka bërë pranë Aluizn-it. Duke mos paraqitur asnjë dokumentacion që të vërtetojë se këto objekte kanë qenë pronë, apo ndërtuar prej saj para viteve ?90.

“Fiksi” u interesua nëse këto objekte kanë qenë në pronësi të Kishës apo jo. Sipas përgjigjes së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, nuk rezulton që kjo pronë të jetë në pronësi të ndonjë Enti Publik, Institucioni Shtetëror si dhe pronari apo bashkëpronari privat.

Gjithashtu sipas verifikimit që ata kanë bërë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nuk rezulton të ketë një vendim për kthim të kësaj prone.

Ndërkohë, “Fiksi” i kërkoi Qendrës Sociale ?Don Bosko?, në bazë të ligjit për informimin, t?i vinte në dispozicion qoftë edhe një dokument, ku të vërtetonte se këto banesa, kanë qenë pronë e saj, të cilën e ka ndërtuar para viteve ?90. Pavarësisht kërkesës zyrtare, pretendimeve të avokatit përfaqësues, dhe kontaktit dhe intervistave që gazetarët patën me Av Gjergj Sokolin, nuk u dha asnjëherë përgjigje.

Urdhëri i nxjerrë nga Enti i Banesave Durrës, për lirimin e banesave nga banorët.

Enti Banesave Durrës, pretendon se ka nisur procedurën për nxjerrjen e Titullit Ekzekutiv për lirimin e banesave nga banorët që janë në shtëpi ish pronarësh, në bazë të Aktit Normativ nr 3 i vitit 2012. Ky vendim ka për objekt ?Për lirimin e banesave, pronarëve të ligjshëm, nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësura.

Në rastin konkret, Kisha apo Qendra Sociale ?Don Bosko?, këtë pronë e kanë përfituar nëpërmjet legalizimit dhe nuk kanë paraqitur asnjë dokumentacion që vërteton se janë ish pronarë, të shpronësuar.
Sipas Entit Kombëtar të Banesave përsa i përket çështjes së pronësisë së banesës së pronarit, nëse është apo jo ish-pronë e një subjekti të shpronësuar, EKB sipas legjislacionit në fuqi nuk mund të verifikojë origjinën se si e ka përfituar këtë pronë pronari pasi vepron me mirëbesim sipas Aktit Normativ me fuqinë e ligjit. Në rast deklarimi të dhënash të rrem, subjekt i nënshkrimit sipas ligjit, do të jetë autori i tyre/kërkuesi që ka nënshkruar kërkesën.

Banorët nxirren jashtë në rrugë me kërkesë të Qendrës ?Don Bosko?

Me një urdhër ekzekutimi, përmbaruesi dhe avokati përfaqësues i Qendrës ?Don Bosko?, nxorën banorët me forcë nga banesat. Gjatë ekzekutimit pati shumë paqartësi për disa objekte të ndërtuara pa leje nga banorët ndër vite, të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi. Avokati Gjergj Sokoli nuk pranon të përgjigjet për Fiks Fare duke thënë se dokumentacionet do u a vërë në dispozicion një ditë tjetër gazetarëve. Ai bie në kundërshtim me veten ku njëherë pohon që objektet janë të kishës, dhe një herë e mohon para kameras së Fiksit. Përmbaruesi thotë :?Nuk jam topograf për ta përcaktuar se cilat janë objekt i urdhërit, nëse avokati gënjen ai mban përgjegjësi ligjore?.

Debati mes banorëve, përmbaruesit, dhe avokatit të Qendrës ?Don Bosko? është i ashpër. Si përfundim avokati i qendrës, thyen më forcë dyert e banesave dhe po me forcë nxjerrin edhe banorët jashtë në rrugë.

Edhe pse urdhëri i Entit të Banesave Durrës ishte titull ekzekutiv, Enti Kombëtar i kishte kërkuar zyrtarisht Qendrës Sociale ?Don Bosko? dhe Bashkisë Durrës të mos i nxirrnin banorët nga banesat e tyre në mes të dimrit, deri sa të gjendej një zgjidhje për ta. Por kjo kërkesë u injorua totalisht dhe Qendra Sociale ?Don Bosko?, e cila jo vetëm i nxori jashtë, por dy ditë më vonë, i shembi objektet duke përvetësuar kështu 300 m2 truall.

Një nga banorët, Idriz Spaneshi, erdhi pranë zyrave të Fiksit ku njoftoi se banesat ishin shembur gjatë natës dhe se ai kishte njoftuar IMT-në. Kjo e fundit pasi e kishte gjetur në shkelje avokatin përfaqësues Gjergj Sokoli, kishte mbajtur procesverbal dhe vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja.

Njëra nga familjet sot është larguar drejt Italisë, ndërsa e moshuara me probleme të shëndetit mendor fle rrugëve të Durrësit.Në adresën e redaksisë së Fiksit mbërriti një video e zonës që fle natën jashtë, në këto temperatura të ulëta. I biri thotë se kujdeset sa mundet për ta larë dhe ushqyer, por nuk ka një banesë ku ta strehojë.

Deklaratat e heqjes dorë nga prona, të cilat banorët pretendojnë se nuk i kanë firmosur

Pranë Aluzn-it figurojnë edhe dy deklarata, të firmosura nga banorët, ku thuhet se ata nuk kanë pretendime për pronën dhe se Kisha mund të proçedojë me legalizimin. Sipas avokatit të njërit prej familjarëve, dhe vet Idriz Spaneshit, që rezulton të ketë firmosur edhe për nënën e tij, ajo nuk është firma e tij dhe nuk e kanë firmosur asnjëherë një deklaratë të tillë. Sipas tij ata janë mashtruar nga kisha, pasi në deklaratën që pretendojnë se kanë firmosur u është thënë që do t?u jepet banesë./ Top Channel

Lajmet e fundit nga