Connect with Us

Berisha zbulon pazaret me Landfillin e Sharrës/ Veliaj dhe Rama fitojnë çdo ditë nga 1.5 mln euro

Politikë

Berisha zbulon pazaret me Landfillin e Sharrës/ Veliaj dhe Rama fitojnë çdo ditë nga 1.5 mln euro

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Tempora” ka denoncuar pazaret që bëhen me landfillin e Sharrës.

Sipas Berishës kryebashkiaku Veliaj dhe kryeministri Rama fitojnë çdo ditë nga 1.5 milion euro nga kompania që kanë vendosur atje.

 “Sot në landfillin e Sharrës Lal Plehu dhe Edvin mafia fitojnë çdo ditë bashkë me kompaninë që kanë vënë aty 1.5 milion euro në ditë. Nëse ti në tokën tënde hap themelet e pallatit je i detyruar që të dorëzosh atë dhe 25 euro metër kubin, për një ndërtesë të paktën 25 mijë euro,  nëse të duhet për mbushje dhe do të shkosh ta blesh për dheun që ke dorëzuar atje 25 euro.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbledhja e 1.15 mld euro/ Berisha paralajmëron zhgënjimin e madh

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mirënjohejn e thellë ndaj shteteve që kontribuan për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti dje në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Por teksa përshëndeti këtë sukses, Berisha paralajëroi dhe zhgënjimin e qytetarëve, pasi sipas tij, paratë e dhurura menaxhohen nga një grup hajdutësh.

“Së pari shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj tyre që bujarisht vendosën dje në Bruksel, të japin paratë e taksapaguesve të tyre, për qytetarët aktualisht më të mjerë të planetit, shqiptarët e goditur nga tërmeti në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Falenderimi shkon gjithashtu për Ursula von der Leyen e cila organizoi këtë konferencë së bashku me Komisinerin e  Zgjerimit për të mbështetur këta qytetarë.

Së treti, nuk mund të ndalem pa thënë se jashtë euforisë së madhe, jam 100% i sigurt se shumë i shpejtë do të jetë zhgënjimi i këtyre qytetarëve.

Më vjen keq që unë bej këtë kasandër por më detyron halli i tyre.

LEXO EDHE:  “Argat i Soros”/ Demokratët “kryqëzojnë” Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Vettingu në politikë/ Deputeti i video-skandalit erotik paralajmëron Ramën

Së pari se ndërmjetësi këtyre donacioneve është një grup hajdutësh të pashoq në Evropë  dhe botë.

Dy figurat kyçe janë njëkohësisht hajdutët më profesionist pas Edi Ramës. Arben Ahmetaj është famoz, autori i famshëm i PPP-ve, thuhet se ka të groposur kazanë të mëdhenj me euro.

I dyti, hajduti i heshtur një Artan Agolli, që ka marrë tani këtë fondin. Ai është një lukuni i papërmbajtur. Një pjesë e fondeve do të shkojnë drejt Agollit. Ai vjedh 24 orë në 7 ditë për Edi Ramën. Dje përfaqësuesi i SHBA tha se do japim 5 milion dollarë për Akademinë e Transparencës. Kjo do të thotë se do ti japim për kapur hajdutët. Kjo ndodh në Shqipëri dhe me meritë. Është absotulisht e domosdoshme dhe unë e përshëndes këtë vendim të qeverisë amerikane. Ata deklaruan se paratë tona do kenë synim transparencën e këtyre parave”,theksoi Berisha në “Tempora”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta uron perandorin japonez/ Partner i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar perandorin japonez Naruhito i cili feston 60- vjetorin këtë vit.

Meta shprehet se Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.’

“Në emrin tim si President i Republikës dhe popullit të Shqipërisë, do të doja të dërgoja urime të ngrohta për Madhërinë e Tij, Perandorin, me rastin e ditëlindjes së tij më 18 shkurt dhe ta uroj Japoninë në këtë ditë Feste Kombëtare.

Isha me të vërtetë i nderuar të vizitoja Japoninë në muajin tetor, duke sjellë angazhime konstruktive këtë vit midis udhëheqjes së dy kombeve tona, ndërsa ne punojmë së bashku për të adresuar sfidat globale. Japonia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

LEXO EDHE:  Skeptikë për hapjen e negociatave?/ Rama ju përgjigjet “dhëmb për dhëmb” deputetëve hollandezë

LEXO EDHE:  Dako drejt prangave/ Zbardhen faktet që fundosin kryebashkiakun e Durrësit

Japonia dhe Shqipëria kanë krijuar një partneritet efektiv bazuar në vlerat dhe interesat tona të përbashkëta. Shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmën bujare teknike dhe financiare të dhënë ndër vite, që kanë forcuar më tej ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Ne i lavdërojmë përpjekjet e Japonisë për forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e fuqizimit të grave, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përgjigjen bujare ndaj sfidave globale dhe forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë botën.

Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të aleancës tonë të palëkundur me Japoninë përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm në vitet në vazhdim.

Ne i urojmë popullit japonez paqe dhe begati edhe në vitet e ardhshme.”, shkruan Meta në urimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që, deri më tani, kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Denoncimin Gazment Bardhi e bëri nga studioja e TV “ABC NEWS” ku deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për Bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se kryetari i një Bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

LEXO EDHE:  David Lega paralajmëron Ramën/ Miratimi i ligjit për median rrezikon negociatat

LEXO EDHE:  “Argat i Soros”/ Demokratët “kryqëzojnë” Lulzim Bashën

“Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE