Connect with Us

Berisha akuza të forta Ramës/ “Tradhëtar i kombit, e përdor Vuçiç si argat”

Politikë

Berisha akuza të forta Ramës/ “Tradhëtar i kombit, e përdor Vuçiç si argat”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, teksa e quajti këtë të fundit peng të Beogradit dhe argat të të Aleksandër Vuçiç

Berisha solli në kujtesë faktin që Edi Rama kundërshtoi idenë e Albin Kurtit për makro-shengenin shqiptar, para se të krijohet mini-shengeni ballkanik.

Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhtisë. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd.

A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve.

LEXO EDHE:  “Bomba” e Ramës në Kuvend/ Braçe zbulon prokurorin që bashkëpunon me bandat kriminale  

Edi Rama është pjesë e nacionalizmat serbe. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit. Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e priti Kurtin.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama i lë emisionin në mes Sokol Ballës/ “Kam më të rëndësishëm Zahon dhe vajzën”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka lënë në gjysmë emisionin “Real Story” dhe është larguar nga studioja ende pa mbaruar.

Rama deklaroi se duhet të largohet më shpejt se të mbarojë emisioni, pasi theksoi se ka ditëlindjen vajza e bashkëshortes së tij Lindës, Rea Xhillari.

“Shiko unë kam Zahon atje që po pret të festojë ditëlindjen e motrës, më thatë të përgjigjem shpejt, tani më lini të mbaroj shpejt”, u shpreh ai, por të ftuarit në panel i drejtuan sërish disa pyetje, gjë që e detyroi kreun e qeverisë t’ja ndërpresë fjalën dhe të largohet.

LEXO EDHE:  Berisha konfirmon denoncimin e CNA.al për Ministrinë e Arsimit

LEXO EDHE:  Kim Kardashian, letër Ramës: Ma jep njëherë mundësinë...

“Tani të lutem është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe vajza që ka ditëlindjen se ky munhabet”, theksoi ai para se të linte studion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe në hënë të shkosh…”/ Berisha paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish kreyeministri Sali Berisha ka paralajmërua pasardhësin e tij, Edi Rama, se Partia Socialiste nuk mund dhe nuk do të marri një mandat të tretë qeverisës nga qytetarët.

Sipas Berishës Rama është i “djegur” tashmë.

“Rama edhe në hënë të shkojë, mandat tjetër nuk merr dot. Rama është i djegur”, u shpreh ish Berisha në studion e “Tempora”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lela i thur lavde Ramës/ Kryeministri nuk ia përton: Unë e bëj më mirë punën tate se ti

Publikuar

-

Nga

Analisti Alfred Lela i ka thurur lavde kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për donacionet e mbledhura për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lela përgëzoi kreun e qeverisë duke i thënë bravo për punën e bërë, por përgjigja e kryeministrit nuk ishte aspak ajo që priste.

Rama filloi të qeshë dhe e kritikoi për fjalët e thëna, duke i përmendur faktin se nuk di të bëjë punën që ka.

LEXO EDHE:  Kim Kardashian, letër Ramës: Ma jep njëherë mundësinë…

LEXO EDHE:  Berisha konfirmon denoncimin e CNA.al për Ministrinë e Arsimit

“Mos thoni tani se po ju tregoj si bëhet puna juaj, por kam tmerr që më duket dhe e kam bindjen se punën tuaj e bëj më mirë se ju. Duke thënë urime zoti kryeministër, je shumë më i besueshëm kur thua haram kryeministër, se njerëzit janë matanë atij ekrani dhe na shikojnë dhe besojnë shumë më tepër kur thoni haram”, deklaroi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE