Connect with Us

Bënte namin me vjedhje nëpër banesa/ Arrestohet i riu në Pogradec

Kronika

Bënte namin me vjedhje nëpër banesa/ Arrestohet i riu në Pogradec

Publikuar

-

Një 19-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është autor i 5 vjedhjeve të banesave të ndodhura katër muajt e fundit.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale A.Sh., i dënuar më parë për vjedhje.
“Më datë 17.02.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit K. D., shtetasi A. Sh., ka vjedhur mjete të ndryshme pune e pajisje hidraulike, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në këtë datë, ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në banesën fqinje në pronësi të shtetasit G. L”, sqaron policia.

Vjedhjet e tjera të dokumentuara

LEXO EDHE:  Vodhi arkat e kursimit/ Arrestohet ish-nëndrejtori i bankës

Më datë 18.01.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit A. D., është vjedhur një motorcikletë e markës “Honda” pa targa, si edhe pajisje elektroshtëpiake.
Më datë 05.12.2019, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit M. K., janë vjedhur pajisje hidraulike.
Më datë 19.11.2019, në fshatin Vërdovë, në banesën e shtetasit O. Xh., është vjedhur 1 televizor plazma.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Vjedhja, kryer më shumë se një herë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL i dërgoi formularin/ Kush është bosi i drogës e prostitucionit për të cilin Fatmir Mediu u dënua me 3 vite burg

Publikuar

-

Nga

Gazmend Mahmutaj është dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali.

I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili është dënuar në itali me 3 vite burg dhe ndalim të ushtriimt të posteve shtetërore për akuzën e “përkrahjes së të inkriminuarve”, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, në emër të parlamentit shqiptar, ka favorizuar të kërkuarin nga drejtësia italiane, pikërisht Gazmend Mahutajn me të cilin kishte miqësi, për të kaluar tranzit nga vendi ynë drejt shtetin fqinj me emër të rremë (Raqi Gjoni).

Për këtë ngjarje, në atë kohë, Fatmir Mediu për Shqiptarja.com deklaronte se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane.

Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë. Deputetët shkonin në Parlamentin Evropian për një mbledhje për krimin e organizuar.

Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj duke përfituar nga miqësia me kryetarin e PR-së, thotë drejtësia italiane, – Fatmir Mediu kishte siguruar dokumente të falsifikuara me emrin Raqi Gjoni.

LEXO EDHE:  Paditen për vjedhje Kendall dhe Kylie Jenner

LEXO EDHE:  Vjedhin 16 celularë të dyqanit 'Glob', kërkohen autorët

Trupi gjykues në Itali, në shkallën e Parë dhe atë të Apelit, kishte arritur në përfundimin e se Mediu e ka ndihmuar Mahmutaj t’i shmanget drejtësisë italiane duke mos vuajtur dënimin. Mediu u dënua me 4 vite e 6 muaj burg dhe pas procedurës me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 3 vite burg.

Por vetë Mediu shprehej se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë dhe se kjo çështje nuk ka vend për aludime.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i Kasem Mahmutaj i kandiduar nga Partia Republikane në zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe në vitin 2015 u kandidua nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, po për kryetar Bashkie Berat. Kasem Mahmutaj ka qenë drejtor i objektit më të madh të industrisë ushtarake, në Poliçan, duke qenë njëkohësisht dhe kreu i Partisë Republiken në Berat që në mars të 2008./Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE

Kronika

“OFL-ja do të përshkallëzohet”/ Lleshaj tregon çfarë do të ndodhë me godinat që do sekuestrohen

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Elbasani u shpreh se Operacioni Forca e Ligjit nuk ka objektiva selective.

Lleshaj ka paralajmëruar se do të përshkallëzohet në të gjithë vendin në vijim me qëllim që deri në fund të vitit të kalojnë në filtër të gjithë të skeduarit që kap Akti Normativ.
Lleshaj shtoi se asetet e sekuestruara do të vihen në shërbim të shërbimeve publike.

Në momentin që agjencia e sekuestrimit do të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme, Lleshaj u shpreh se godinat, që sot janë pasuri e krimit pas vendimit final të gjykatës, do të kalojnë në funksion publik, shkolla, qendra Shëndetësore, komisariat policie etj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL zhvendoset në Berat/ Ultimatum dy të dënuarve në Itali

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit sot është zhvendosur në Berat.

Dy persona të dënuar në Itali për trafik droge janë shënjestra e radhës e OFL.

Në një deklaratë për mediat,agjentja bjonde e OFL tha se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasve Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Gruaja e kryeministrit Netanjah akuzohet për vjedhje

LEXO EDHE:  Predha në liqenin e Ohrit, nga Lini në Tushemisht

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

LEXO TE PLOTE