Connect with Us

Basha premton bashkëqeverisje me Kryemadhin/ Nuk ka forcë që na ndalon

Politikë

Basha premton bashkëqeverisje me Kryemadhin/ Nuk ka forcë që na ndalon

Publikuar

-

Basha në selinë e LSI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas një takimi që zhvilloi sot me aleatët në selinë blu, është shprehur i bindur në rotacionin politik.

Kryedemokrati Basha theksoi se rotacioni nuk mund të ndalet, por e tha qartë se nëse vjen në pushtet do të bashkëqeverisë me Monika Kryemadhin. Pra, me LSI-në, atë që ai vetë dikur e quante “partia e shushunjave”.

“Rotacioni është i pashmangshëm, gjithë beteja e Edi Ramës është të ndalë rotacionin, por nuk do ketë forcë mbi tokë që të ndalojë ardhjen e opozitës së bashkuar në pushtet, me votën e qytetarëve”-tha Basha.

LEXO EDHE:  Goxhaj paralajmëron revolta të forta brenda PD-së/ Bashës i ka ardhur fundi?

Pra, Basha kërkon pushtet edhe për LSI-në, si pjesë e të ashtuquajturës opozita e bashkuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fondet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Ahmetaj zbulon shtetet “surprizë”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka folur për konferencën e donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj tha në rubrikën “Opinion” se ajo që ndodhi ishte përtej pritshmërive.
I pyetur se cili shtet apo donacion ishte surprizë, Ahmetaj tha se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Banka Islamike.

“Komisioni nuk ishte surprizë sepse KE ishte lokomotiva. Pritej që të ishte donatori i parë në formën e grantit. Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një surprizë shumë e këndshme. Patjetër që kontaktet kanë qenë të thella të vazhdueshme me princin e kurorës por nuk e prisnim të ishte ai donacion me 2 mijë banesa, qoftë apartamente, qoftë shtëpi individuale. Surprizë ishte dhe Banka Islamike me 365 mln dollarë të ofruara në kredi të buta. Raporti mes grantit dhe kredisë është shumë dinjitoz. Po kolaudohet shifra. Ato janë angazhime zyrtare por kolaudohet shifra. Është 1.15 mld, 300 mln janë grante, dhurim. Të gjitha shtetet kanë bërë donacione në formën e grantit, kush më pak e kush më shumë”, u shpreh Ahmetaj, në studion e Opinion.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ja çfarë pritet të nxjerrë Taulant Balla në parlament

LEXO EDHE:  Goxhaj paralajmëron revolta të forta brenda PD-së/ Bashës i ka ardhur fundi?

Sa i përket Francës, ministri tha se ishte një suport dinjitoz dhe se qëndrimi i Macron ka ndryshuar në raport me Shqipërinë për shkak të reformave por edhe instrumentit të ri të adaptuar nga BE për zgjerimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e fondeve nga ndërkombëtarët/ Rama: Do arrijmë në majën e synuar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thotë se pas mbledhjes së fondeve ditëne djeshme, rindërtimi do të kthehet në banesn e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social.

Sipas Ramës, fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e planit ekonomik 2020.

“Ne do ta kthejmë rindërtimin në bazën e një zhvillimi të ri ekonomik dhe social për Shqipërinë që duam. Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020 – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Punoni në ndërtim, ça do ti apo doganier”/Rama përplaset me të riun në Durrës

Publikuar

-

Nga

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër
fazën e parë të rindërimit të godinave në zonën e plazhit në Durrës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe një bisedë me disa të rinjtë, të cilët ishin duke pirë kafe.

Kryeministri i ka ftuar që të fillojnë punë në ndërtim, por një i ri i tha se është me shkollë të lartë.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ja çfarë pritet të nxjerrë Taulant Balla në parlament

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Ja çfarë pritet të nxjerrë Taulant Balla në parlament

Biseda:
Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.
Të rinjtë: Mirë.
Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu,
I riu: Ku në ndërtim?
Rama: Pse, çfarë do ti doganier?
I riu: Kam mbaruar shkollë unë, s’jam pa shkollë.
Rama: Aaa ke mbaruar shkollën, jurist.

LEXO TE PLOTE