LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e ka ndryshuar Trump, kursin e politikës së jashtme amerikane?

18 Shkurt 2020, 07:24, Blog CNA
A e ka ndryshuar Trump, kursin e politikës së jashtme amerikane?

Nga Jacob Heilbrunn ?National Interest?

* Kur Donald Trumpi, mbajti fjalimin e tij të parë mbi politikën e jashtme gjatë fushatës presidenciale më 27 prill 2016, në Hotelin ?Mayfloë? në Uashington, ai tha ishte koha për një ndryshim thelbësor në qasjen e SHBA-së, si ndaj aleatëve, ashtu edhe ndaj kundërshtarëve.

Tani që fushata presidenciale e 2020-ës ka filluar, ia vlen të pyesim: A e ka ndryshuar thellësisht Trump kursin e politikës së jashtme amerikane?

Trump e cilësoi Luftën e Ftohtë, si një epokë të madhështisë amerikane. Por ai argumentoi se triumfalizmi që ishte shfaqur pas rënies së Murit të Berlinit, shkaktoi katastrofat që pasuan në Lindjen e Mesme, kur administrata e Xhorxh W.Bush ndërmori një përpjekje për ta shndërruar rajonin brenda natës në një bastion të demokracive të stilit perëndimor.

Problemet vetëm sa u ndërlikuan, nga ndërhyrja e presidentit Barak Obama në Libi. Qasja e Trump ishte i ashpër. Ai tha se Obama e kishte zhytur Amerikën në borxhe të mëdha. Së dyti, ai deklaroi se aleatët e Amerikës, nuk po i përmbushin detyrimet e tyre financiare për një mbrojtje të përbashkët. Së treti, tha se aleatët e SHBA-së ishin gjithnjë e më të bindur se Uashingtoni ishte një mik i paqëndrueshëm.

Trump e denoncoi ?marrëveshjen shkatërruese të Obamës me Iranin?. Së katërti, Trump pretendoi se nën Obamën, Amerika nuk po respektohej më jashtë vendit. Së fundmi, ai tha se ishte kritike që Amerika të braktisë ?biznesin e ndërtimit të kombeve?, dhe të fokusohet në ?krijimin e stabilitetit në botë?.

Nuk ka asnjë dyshim, se Trumpi është përpjekur të mbajë një numër premtimesh nga ato që ai bëri gjatë fushatës. Sesa është relizuar kjo, është një çështje tjetër. Në Lindjen e Mesme, Trump u bazua tek politikat e Obamës, dhe ia doli të arrijë qëllimin e tij për të shkatërruar ISIS-in.

Ai ka ndezur debatin mbi Izraelin, duke e njohur në thelb pushtimin e tij jo vetëm të Lartësive Golan, por edhe duke mbështetur një plan paqeje, që do t?i japë mundësi Izraelit të aneksojë një zonë të konsiderueshme të Luginës Jordan.

Por më këtë qasje, Trump mund të jetë duke e dënuar rajonin me trazira të mëtejshme, teksa palestinezët po e braktisin shpresën e tyre të zbehtë, se negociatat do t?i lejonin të formonin një shtet të tyrin funksional. Edhe mbi Iranin, Trump ka përmbushur në thelb premtimet e tij elektorale.

Ai doli nga marrëveshja bërthamore në majin e vitit 2018. Që atëherë, tensionet me Iranin kanë qenë në rritje, dhe Teherani nuk ka treguar asnjë gatishmëri për t?u përfshirë në bisedime me administratën Trump. Megjithë pohimet e Sekretarit amerikan të Shtetit Majk Pompeo, se politika e presionit maksimal po sjell suksese, rreziqet e një lufte, veçanërisht pas vrasjes në janar të kreut të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, Kasëm Sulejmani, nuk mund të nënvlerësohen.

Lëvizjet e Trump në Lindjen e Mesme, kanë tensionuar më tej marrëdhëniet me aleatët evropianë të Amerikës. Këmbëngulja e tij për një rritje të kontributeve financiare për NATO-n, ka qenë e dobishme. Por sugjerimet e tij, si ai për zgjerimin e kompetencës së NATO-s në Lindjen e Mesme, për të krijuar një ?NATOME?, nuk janë pritur pozitivisht në Evropë.

Ndërkohë Trump e ka denoncuar Kinën, për praktikat e saj grabitqare në fushën e tregtisë, edhe pse e ka vlerësuar marrëdhënien e tij me presidentin kinez Xi Jinping. Por qasja e Trump rreth Kinës është kundërproduktive. Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare e administratës Trump për vitin 2018, e shpallte revizioniste si Kinën ashtu edhe Rusinë, ky që të dyja synojnë të krijojnë një botë ?në përputhje me modelin e tyre autoritar, dhe që synojnë të diktojnë vendimet ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë së kombeve të tjera?.

Shumë njerëz në Uashington, demokratët dhe republikanë, janë bindur se një përplasje midis Kinës dhe Amerikës është e pashmangshme. Por ish-presidenti i Bankës Botërore Robert Zolik, na kujton rreziqet që vijnë nga ekzagjerimi i kërcënimeve të paraqitura nga Kina.

Kina është vërtetë një kundërshtare, por jo një Bashkim Sovjetik i ri. Ajo ka qenë një fuqi mjaft e përgjegjshme, edhe pse një forcë gjithnjë e më agresive. Pekini ndaloi në vitet 1990 testet bërthamore, dhe nënshkroi Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve. Ai ka bashkëpunuar për të penguar programin bërthamor të Iranit.

Pa ndihmën e Kinës, nuk do të jetë e mundur asnjë marrëveshje mbi armët bërthamore me Korenë e Veriut. Tani për tani, Trump mund të ketë mbështetur një luftë tregtare me Kinën, por tarifat që ai ka vendosur aktualisht, nuk po paguhen nga Pekini, siç këmbëngul ai, por nga konsumatorët amerikanë.

Gjatë 15 viteve të fundit, Kina ka qenë destinacioni me rritjen më të shpejtë të eksporteve, amerikane derisa administrata Trump miratoi politikat e saj proteksioniste. Por kjo nuk do të thotë se midis dy vendeve, nuk ka konflikte serioze strategjike. Gjithsesi, ato mund të menaxhohen nëpërmjet diplomacisë.

Zolik ka të drejtë:?Një rrëshqitje në konfliktin Sino-Amerikan – qëllimisht apo rastësisht – do të sillte kosto dhe rreziqe të pallogaritshme?. Edhe pse Trump është përshkruar nga disa analistë si një nacionalist konservator, ai ka qenë këmbëngulës në dëshirën e tij të dukshme, për të shmangur një konflikt të ri jashtë vendit./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga