LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

18 Shkurt 2020, 09:13, Politikë CNA
880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së djeshme të donatorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh falenderuese ndaj vendeve që kanë ndihmuar Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky është një mesazh i qartë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiprarëve.

?Konferenca e djeshme do t?iu japë shqiptarëve kurajon për të vazhduar betejën e tyre. Ajo tregoi mbështetjen nga BE për shqiptarët. Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, përkundrazi ndiejnë detyrimin për t?i ndihmuar ata?-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa tha se ?Ajo që dua të theksoj është se tani duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Buzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitësh kërkon kredi.?

Më tej, ajo theksoi se ?Shuma 880 milion euro, është hua, borxh që do paguhet nga taksat e shqiptarëve prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur, që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Besimi tek kjo qeveri ka humbur.?

Lajmet e fundit nga