Connect with Us

“Trefishi i buxhetit për bileta avioni”/ Zbulohet shuma që parashikohet për udhëtimet e rektorëve dhe dekanëve

Lajme

“Trefishi i buxhetit për bileta avioni”/ Zbulohet shuma që parashikohet për udhëtimet e rektorëve dhe dekanëve

Publikuar

-

Universiteti i Tiranës gjatë 2020 parashikon miliona lekë shpenzime bileta avioni duke e trefishuar buxhetin krahasuar me një vit më parë.

Administratori i UT-së Skerdi Dafa parashikon 75 milionë lekë për bileta, ç’ka do të thotë më shumë se trefish i buxhetit dhe këtë relacion ia ka dërguar për miratim senatit të Universitetit të Tiranës.

Në relacionin që administratori i paraqet kreut të senatit të Universitet të Tiranës zbardh edhe fondin që universiteti shpenzoi përgjatë 2019. Sipas këtij dokumenti, në 2019 fondi për shpenzimet për bileta avioni kap shifrat e 21 milionë lekëve të vjetra, fonde këto që janë shpenzuar edhe pse universiteti nuk ka pedagogë të huaj, apo pedagogë shqiptarë që financohen për të dhënë mësim jashtë vendit.

LEXO EDHE:  362 udhëtime jashtë shtetit/ Ja sa kanë shpenzuar deputetët për bileta avioni gjatë 2016-ës

Në listën e shpenzimeve sipas fakulteteve për 2019 më së shumti evidentohet Fakulteti i Shkencave të Natyrës i cili kap vlerën e 13 milionë lekë të vjetra shpenzime, shumë kjo që për 2020 shkon thuajse dyfish, 23 milionë lekë. Administratori i universitetit të Tiranës kërkon të marrë miratimin e senatit të Tiranës për fondin prej 75 milionë lekë të vjetra pa shpjeguar se cilat janë arsyet që krahasuar me një vit më parë ky buxhet mbi trefishohet.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tragjedia në Bulqizë/ Lajm i mirë për 16 vjeçaren e mbijetuar

Publikuar

-

Nga

Një lajm i mirë vjen pas tragjedisë së ndodhur në Bulqizë ku humbën jetën nëna dhe dy fëmijët.

Mësohet se 16 vjeçarja Merita Tola ka dalë nga rreziku, e cila u trajtua për toksikim nga monoksidi i karbonit.

Bëhet me dije se 16 vjeçarja është tranferuar nga spitali i Traumës në QSUT.
Vajzës do ti bëhët kontrolli psikologjik dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Kush mendoi se Ben Blushi me largimin e tij nga politika, pas dështimit me LIBRA-n, do të dështonte edhe në biznes, ka menduar gabim.

Në politikë, mundi të siguronte biznese me çmime qesharake në Korçë, kurse jashtë saj, pasi u bë drejtor i Top Channel, bizneset e tij shkëlqyen.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, Ben Blushi është ortak me një prej aksionereve të Top Channel, Vjollca Hoxha, në të paktën dy kompani.

Biznesi i parë është Valtelina Kafe, mbajtëse e emrit tregtar Lori Kafe, ky Eva Blushi dhe Vjollca Hoxha janë ortake sipas aktit të shitblerjes së aksioneve që mban datën 25 nëntor 2019. Dokumentin mund ta lexoni këtu.

Biznesi i dytë i Vjollcës dhe Eva Blushit, ku qenka bërë ortak së dyti drejtori me aksioneren e Top Channel, është hapur në 16 prill të vitit të kaluar.

Në këtë biznes aksionet janë të ndara 50 me 50, jo si tek Lori Kafe, ku është aksionere Eva Blushi, tek e cila kontrollon 51% të kuotave.

Biznesi i hapur në 16 prill 2019, është agjensi publicitare, e cila ofron shërbime monitorimi, shpërndarje reklame në media të shkruara apo elektronike, prodhime dhe produksione reklamash dhe shitje të tyre për llogari të të treteve(porositesve), shërbime IT dhe konsulence It .

Shpërndarje dhe tregtim të materialeve publicitare. Veprimtari në fushën e medias së shkruar dhe audio vizuale Marketing dhe shpërndarje e prodhimeve të saj.

Përfaqësim të shoqërive të ndryshme shqiptare apo të huaja që kanë objekt të njëjtë apo të përafërt me atë të kësaj shoqërie.

LEXO EDHE:  Të udhëtosh me teknologjinë/ A e dini se çfarë mund të merrni jashtë shtetit

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Publialb është aktiviteti i dytë ku Vjollca Hoxha dhe Eva Blushi kanë ortakërinë e tyre. Në këtë biznes administratore e kompanisë ka qënë Eva Blushi, e cila është larguar për t’u zëvëndësuar S.M.

Pas Valtelina Kafe, tashmë politikani, gazetari i kthyer në drejtor televizioni i ka shtuar CV-së së tij edhe dy biznese, me aksioneren e Top Channel, ku marrëdhënien tregëtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi, me profesion notere, të cilës ligji ja ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, ligji ia ndalon ushtrimin e çdo lloj veprimtarie tjetër.

Eva Blushi me profesion notere bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet se, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

CNA.al në vijim do të sjellë të tjera dokumente ekskluzive, ku tregohet se këto dy kompanitë e ortakërisë së Vjollca Hoxhës me Eva Blushin nuk janë të vetmet aktivitete biznese të noteres që i ndalohet me ligj ushtrimi i veprimtarisë private./ CNA.al

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit/ Arben Ahmetaj: Presim 450 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Sot në Bruksel zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve e inicuar nga Bashkimi Europian në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Qeveria shqiptare shkon aty me pritshmëri modeste.

Hapin e parë të mbështetjes së Shqipërisë pas tërmetit me pasoja tragjike me 51 viktima e 913 të plagosur më 26 nëntor, Komisioni Europian e bëri menjëherë pas tërmetit me dërgimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare. Ndërsa në dhjetor KE bëri të ditur dhënien e një ndihme prej 15 milionë eurosh Shqipërisë me prioritet rikonstruktimin e ndërtesave publike.

Në këto muaj autoritetet përkatëse nga Bashkimi Europian, OKB-ja, Banka Botërore dhe qeveria shqiptare punuan për përpilimin e raportit të vlerësimit për dëmet e tërmetit, të paraqitur ditët e fundit. Si pasojë e katastrofës u prekën më shumë se 47.000 vetë drejtpërdrejt nga tërmeti, thuhet në raportin përfundimtar të qeverisë shqiptare të paraqitur para pak ditësh, ndërkohë që 17.000 vetë u detyruan të zhvendosen për shkak të humbjes së shtëpive. Në përgjithësi si pasojë e katastrofës u prekën në tërësi 202.291 vetë, nënvizon raporti. Zonat më të prekura janë Shijaku, Durrësi, Kruja, Tirana, Kamza, Kavaja, Kurbini dhe Lezha.

Pritshmëria e Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve

Ky raport përfundimtar për dëmet e tërmetit do të shërbejë si bazë orientuese për Konferencën e Donatorëve të hënën dhe përpjekjet për rindërtimin dhe rehabilitimin e pasojave të tërmetit. Raporti e llogarit shifrën e përgjithshme të dëmeve të tërmetit me afër 1 miliardë euro. Se sa fonde do të mblidhen në Bruksel në ndihmë të Shqipërisë, kjo nuk dihet ende, por për qeverinë shqiptare shpresëdhënës duhet të jetë fakti, që konferenca e donatorëve bëhet nën drejtimin e vetë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Prezentë do të jenë edhe kreu i Këshillit të BE, Charles Michel dhe komisioneri i zgjerimit, Olivér Várhelyi, asistentja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Mirjana Spoljaric, kurse nga Shqipëria në konferencë do të marrë pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministrin e rindërtimit, Arben Ahmetaj e koordinatoren kombëtare për vlerësimin e dëmeve të tërmetit, Milva Ekonomi.

Qeveria shqiptare shkon me pritshmëri modeste në Bruksel. Kryeministri i Shqipërisë, i cili ishte pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih i shfrytëzoi ditët e konferencës për të tërhequr sa më shumë donatorë për Shqipërinë. Ai u shpreh megjithatë i përmbajtur për mediat. “Nuk bëhet fjalë për të arritur që të përmbushim të gjitha nevojat, por sidoqoftë të mbetemi në një nivel, që sado modest, të mund të ketë një peshë në këtë proces”, thuhet në Facebookun zyrtar të kryeministrit.

LEXO EDHE:  Ku është “zhdukur” Basha?/ Përgjigjen e jep Gazment Bardhi

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

Në bisedë me Deutsche Wellen ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj shprehet mirënjohës për solidaritetin europian të treguar këto muaj. Solidariteti është shumë i madh, megjithatë shifra në fund do ta materializojë këtë solidaritet, thotë ai. Ministri Ahmetaj pret që në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. “Për shkak të turit që ka bërë kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafësisht të tillë.” Megjithatë ai thekson, se nevojat janë shumë më të mëdha. “Jam i shqetësuar se si do t’i japim impuls ekonomisë këto vite e si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë.”
Banka Botërore ndihmë sektorit shëndetësor

Nevojat më akute në Shqipëri vlerësohet se janë në sektorin e banimit, ku pas tërmetit më shumë se 95. 000 banesa janë shkatërruar dhe dëmtuar, por jo pak dëme ka pasur edhe në shkolla, spitale, e infrastrukturën e vendit. Banka Botërore pas tërmetit në Shqipëri ofroi menjëherë ndihmë në llogaritjen e pasojave të dëmeve dhe efektin e tyre në ekonomi. Drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Linda Van Gelder tha për Deutsche Ëelle, se “më specifikisht, Banka Botërore iu përgjigj nevojave në sektorin shëndetësor, ku tërmeti shkatërroi disa spitale. Një projekt në vijim është duke ofruar ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të modernizuar sektorin e shëndetësisë. Ne jemi të gatshëm të drejtojmë resurset nga ky projekt për të filluar menjëherë punën për rikonstruktimin e tre spitaleve të prekura.”

Banka Botërore ka ofruar e do të ofrojë ndihmë teknike dhe financiare, si në afat të shkurtër ashtu edhe të mesëm, thotë Van Gelder, e cila po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve, si përfaqësuese e Bankës Botërore.
Konferenca zhvillohet pasditen e ditës së hënë, dhe pas fjalimeve përshëndetëse, pjesëmarrësit do të njihen me përfundimet e raportit mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti e me video nga zonat e prekura nga tërmeti. Konkluzionet e konferencës, ku pritet të marrin pjesë edhe vende të tjera të ftuara dhe organizata do t’i ofrojë në fund komisioneri i zgjerimit të BE, Olivér Várhelyi./DW

LEXO TE PLOTE