LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale"/ Meta vijon “luftën” me Ardian Dvoranin

17 Shkurt 2020, 10:46, Politikë CNA
"Të ndalohet menjëherë veprimtaria kriminale"/ Meta

Presidenti Ilir Meta ka vijuar sot akuzat në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta e akuzon Dvoranin për shpërdorim të detyrës, në lidhje me procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i shtetit i cilësoi veprimet e Dvoranit, si një veprimtari kriminale, pasojat e së cilës sipas tij po i vuan ende sot sistemi i drejtësisë.

?Pasojat e veprave të tij penale po i vuan ende sistemi i drejtësisë. Ardian Dvoranit duhet ti ndalohet menjëherë zhvillimi i veprimtarisë penale përmes shpërdorimit të detyrës. Duhet t?i ndalohet veprimtaria kriminale, me qëllim pengimin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese?-tha ndër të tjera Meta.

“Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht. Sot janë këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t;i kërkuar info për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur indo mbi vullnetin e shprehur të presidencës.

Pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa pasur asnjë kompentencë, konstaton si të jetë vetë Presidenti, zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushteuese. Pa asnjë kompetencë dhe duke mashtruar opinionin publik dhe ndërkombëtar, ka shtrembëruar faktet dhe shpërdoruar detyrën për ti marrë presidentit kompetencën e emërimit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.?-tha Meta.

Po ashtu, kreu i shtetit tha se veprimet e Dvoranit, janë bërë pa u mbledhur KED. Pra, sipas Metës, vetë Dvorani ka firmosur, pa marrë parasysh mendimin e anëtarëve të tjerë të Këshillit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga