LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

17 Shkurt 2020, 13:05, Politikë CNA
Pse gënjeu Edi Rama për mbeshtetjen e BE për Minishengenin?

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për mbështetjen e pretenduar nga BE, për Minishengenin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama kishte thënë se kishte mbështetjen e BE-së, për minishengenin, ndërsa sot në Bruksel, sipas tij ka deklaruar të kundërten.

?Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si genjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ?, deklaroi Rama

Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:

“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s?ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse genjen Edi Rama ?

Pse Edi Rama ja ngul thiken pas shpine Kosoves?

Pse Edi Rama ben gjithshka per izolimin e Kosoves?

Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE??-shkruan Vasili.

Lajmet e fundit nga