Connect with Us

Presidentja e KE-së mesazh nga Brukseli/ “Ka ardhur momenti të hapen negociatat”

Politikë

Presidentja e KE-së mesazh nga Brukseli/ “Ka ardhur momenti të hapen negociatat”

Publikuar

-

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas Konferencës së Donatorëve, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, foli edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e KE-së tha nga Brukseli se tashmë ka ardhur momenti që dy vendeve t’i hapen negociatat.

Sipas saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar me reformat dhe kanë bërë gjithçka që i është kërkuar.

“Kemi punuar me intensitet për të shtruar rrugën që Shqipëria të shkojë drejt hapjes së negociatave. Ka disa hapa që Shqipëria mund të bëjë mirë. Kemi rishikuar metodologjinë. Ajo është më e mirë dhe më e besueshme. Këto janë përpjekje për t’i bindur të gjithë. Për mendimin tim ka ardhur koha që të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata i kanë mbajtur premtimet. I kanë bërë të gjitha ato që u kërkuam, ndaj na takon ne të mbajmë fjalën tani”, theksoi Ursula von der Leyen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërkombëtarët nuk i zënë besë Ramës/ Do dërgojnë ekspertë në Shqipëri për transparencën e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve u dhuruan 1.15 miliardë euro për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, që preku më shumë Durrësin, Tiranën, Thumanën, Kurbinin dhe Laçin.

Por duket se ndërkombëtarët nuk i zënë shumë besë qeverisë Rama, ndaj dhe në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për transparencën e rindërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se do të firmosë një marëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zbatuar me përpikmëri monitorimin e të gjithë procesit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha presidentja e KE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e 1.15 mld euro/ Mesazhi i Komisionerit për Zgjerim: Do nisim menjëherë lëvizjet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin.

“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër. Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.

LEXO TE PLOTE