Connect with Us

Përplasja me armë në Korçë/ Policia jep detaje nga ngjarja

Kronika

Përplasja me armë në Korçë/ Policia jep detaje nga ngjarja

Publikuar

-

Policia e Korçës ka dhënë informacion paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme.

Sipas policisë, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V.X e K.X me shtetasin E.B, banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistolete. Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre. Shtetasi E.B, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasje me armë në Korçë/ Shoqërohen disa persona

Publikuar

-

Nga

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur medsitën e sotme në lagjen numër 17, të qytetit të Korçës.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar pasi është qëlluar në ajër.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat një nga palët e përfshira në konflikt.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Motomjeti përmbyset në mes të rrugës/ Plagoset 60 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë vendit të njohur si depoja e ujit në qafën e Koshovicës në aksin Fier-Levan.

Mësohet se 60 vjeçari A. Çobo ka qenë duke lëvizur me një motomjet, dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe është përmbysur në mes të rrugës. Mësohet se një automjet tip ‘Passat’, i cili lëvizte nga Fieri në drejtim të Levanit, nuk ka mundur dot të shmang përplasjen mjetin tjetër.

60-vjecari Agron Cobo është transportuar për në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia rrugore, për të zbardhur shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dyshohet se vodhi paratë e pagesave të dritave dhe ujit/ Prangoset ish-punonjësja e postës

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka vënë në pranga një ish-punonjëse të postës në Levan, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Mësohet se në pranga ka përfunduar A. E., 30 vjeçe, banuese në Levan, Fier.

Sipas uniformave blu, ndalimi i kësaj shtetasje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qënë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.

LEXO EDHE:  Mero: Do mbështesim banesat sociale si investime publike

LEXO EDHE:  Atentati ndaj ish-mësuesit/ Zbardhen detajet tronditëse

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

LEXO TE PLOTE