Connect with Us

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  "Berisha i vetmi që bën opozitën e fortë brenda grupit parlamentar të PD"

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon historinë në emision/ Si më iku kameramani i Presidencës në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme historinë se si i iku kameramani në Gjermani, se kishte më shumë fitime se këtu.

Meta rrëfeu në emisionin “Open” se kameramani i Presidencës kishte gjetur punë me 3 mijë euro në muaj në Gjermani, kishte gjetur dhe shtëpi e ishte larguar për një jetë më të mirë.

“Sot mora vesh që më iku kameramani i Presidencës. Ku iku i pyeta. -“Në Gjermani” Çfarë Gjermanie? –“Po iku se do marrë 3 mijë euro”. Edhe shtëpinë ia kishin gjetur 500 euro dhe krijohet kjo radha në ambasada”, tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se rinia po ikën nga vendi se nuk ka besim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka ardhur momenti ende”/ Meta kërcënon hapur mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mund të shpërndajë Parlamentin nëse mazhoranca do të shkojë drejt shkarkimit të tij.

“Ata përpiqen shpesh të më provokojnë. Presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën. Por para se të më shkarkojnë mua ata, i shkarkoj unë ata dhe populli shqiptar.

Le të vazhdojnë ta provokojnë vendin për ta çuar në greminë, unë do bëj gjithçka për ta mbrojtur.

Ata të shkarkuar janë derisa kanë frikë nga zgjedhjet. Me gjithë këto veprimet që bëjnë ata po sillen si një bandë. Miratojnë ligje mbi ligje për të trembur njerëzit.

LEXO EDHE:  “Ekonomia në ditën e saj më të zezë”

LEXO EDHE:  Dokumentet-Skandal në Vetting/ Komisionerja e Ramës, lidhje të ngushta me krimin

Unë do të flas me dekrete. Kur të vijë momenti unë do t’ju drejtohem si President i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka ardhur momenti ende” , u shpreh Meta në “Open”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon pse është kapur pas Dvoranit/ Paralajmëron “luftë” dekretesh

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mazhorancës do t’i përgjigjet vetëm me kthime dekretesh, për çdo sulm ndaj tij.

“Ata përgjigjen me veprime antikushtetuese dhe kriminale, unë do përgjigjem vetëm me dekrete”, deklaroi Meta.

Kreu i shtetit e cilësoi të qëllimshme dhe mafioze atë që është bërë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Është veprimtari mafioze, është e qëllimshme, ata gënjejnë edhe njëri tjetrin. Ata janë të rrezikuar të gjithë, për pronat e tyre, sovranitetin e tyre, ka vetëm një gardian në fund, që është Gjykata Kushtetuese. Ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan, unë do ta bëj punën time me përgjegjshmëri”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama po rrokullis shpresën e shqiptarëve

LEXO EDHE:  Berisha rikujton ngjarjen e rëndë/ Rama duhet të kërkojë falje për këtë krim

“Unë do kthej dekrete, kushtetuese, të ligjshme, ata janë një parlament me probleme të mëdhaja kushtetuese, edhe zëvendësimet e opozitës janë antikushtetuese”, vijoi më tej presidenti.

Teksa u pyet për sulmet ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta theksoi se Ardian Dvorani duhet ndëshkuar që mos përsëritet më kjo ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE