Connect with Us

Një vit nga djegia e mandateve/ Kush do të ikë nga politika, Basha, Kryemadhi apo Rama?

Politikë

Një vit nga djegia e mandateve/ Kush do të ikë nga politika, Basha, Kryemadhi apo Rama?

Publikuar

-

Rreth një vit më parë, në shkurt të vitit 2019, opozita filloi një sërë protestash kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.

Në një dalje televizive në datën 8 shkurt 2019, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur se do të largonin kryeministrin Edi Rama.

Për më tepër, Kryemadhi u shpreh publikisht se nëse nuk ikën Rama nga politika, do të ikë nga politika ajo së bashku me Lulzim Bashën.

“Ai nuk ka parë asgjë akoma… Ai është pa oksigjen. Më 16 Shkurt, ose do iki unë me Lul Bashën, ose do iki Rama!”-deklaroi Monika Kryemadhi, më shumë se një vit më parë.

LEXO EDHE:  Vuçiç në Kosovë/ Haradinaj i heq lejen për të vizituar Drenicën

Në fakt 16 shkurti erdhi, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste për Integrim protestuan rreth pesë orë përpara Kryeministrisë. Më pas protesta u mbyll dhe nuk ndodhi asgjë.

Nuk iku Rama, por nuk ikën as Kryemadhi dhe as Basha.

Pas kësaj proteste opozita dogji mandatet, zhvilloi edhe rreth dhjetë protesta të tjera kombëtare, bojkotoi edhe zgjedhjet vendore. Rama mori në tavolinë 61 bashki, siguroi edhe një mazhorancë kushtetuese për të bërë çtë dojë.

Sot pas një viti, Basha vijon të jetë kryetari i PD-së, Kryemadhi vijon të qëndrojë në krye të LSI-së dhe Edi Rama vijon të jetë kryeministër.

Tani pyetja jonë është se cili nga këta të tre do të ikë?/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Neki

    17 Shkurt, 2020 at 11:48 am

    KUSH ESHTE PA BOLE

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta uron perandorin japonez/ Partner i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka uruar perandorin japonez Naruhito i cili feston 60- vjetorin këtë vit.

Meta shprehet se Japonia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.’

“Në emrin tim si President i Republikës dhe popullit të Shqipërisë, do të doja të dërgoja urime të ngrohta për Madhërinë e Tij, Perandorin, me rastin e ditëlindjes së tij më 18 shkurt dhe ta uroj Japoninë në këtë ditë Feste Kombëtare.

Isha me të vërtetë i nderuar të vizitoja Japoninë në muajin tetor, duke sjellë angazhime konstruktive këtë vit midis udhëheqjes së dy kombeve tona, ndërsa ne punojmë së bashku për të adresuar sfidat globale. Japonia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

LEXO EDHE:  Jo, opozitë fasadë/ Noka: Të bashkohemi me qytetarët

LEXO EDHE:  Vuçiç në Kosovë/ Haradinaj i heq lejen për të vizituar Drenicën

Japonia dhe Shqipëria kanë krijuar një partneritet efektiv bazuar në vlerat dhe interesat tona të përbashkëta. Shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmën bujare teknike dhe financiare të dhënë ndër vite, që kanë forcuar më tej ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Ne i lavdërojmë përpjekjet e Japonisë për forcimin e institucioneve demokratike, avancimin e fuqizimit të grave, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, përgjigjen bujare ndaj sfidave globale dhe forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë botën.

Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të aleancës tonë të palëkundur me Japoninë përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm në vitet në vazhdim.

Ne i urojmë popullit japonez paqe dhe begati edhe në vitet e ardhshme.”, shkruan Meta në urimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që, deri më tani, kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Denoncimin Gazment Bardhi e bëri nga studioja e TV “ABC NEWS” ku deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për Bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se kryetari i një Bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

LEXO EDHE:  “M’u duk si hera e parë”/ Pedagogu i Universitetit të Tiranës thumbon Ramën

LEXO EDHE:  Rama vizitë surprizë në Emiratet e Bashkuara

“Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Video-Sot rrethimi i parlamentit/ Studentët nisin marshimin

LEXO EDHE:  Trazohen ujërat e politikës/ Rama takim urgjent me Ruçin

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE