LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

17 Shkurt 2020, 14:36, Politikë CNA
Një përgjigje për Mero Bazen dhe Ben Blushin

Një ditë më parë, CNA.al publikoi një material investigativ, i cili tregonte se ish-politikani, aktualisht drejtor i TV “Top Channel”, Ben Blushi ka një pronë në Korçë, me vlerë mjaft të konsiderueshme.

Ben Blushi ka marrë rreth 140 metër katëror në katin e parë të një godine në një nga ajkat e qytetit të Korçës, në një nga zonat më të preferuara për biznes, me një çmim mesatar në atë zonë që nuk shkon kurrësesi më pak se dy deri në tre mijë euro. Por, kjo pronë është blerë me një vlerë qesharake. Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili i shërben ambientit prej 140 metër katëror. (Lexo këtu)

Po ashtu, prej ditësh CNA.al ka publikuar një sërë materialesh të tjera investigative, ku tregohen lidhjet media-politikë-ligarkë, dhe ku del i përfshirë Ben Blushi. Linqet e shkrimeve të plota mund t?i lexoni më poshtë.

Por, pas këtyre investigimeve që CNA.al ka publikuar prej disa ditësh, mesa duket Ben Blushi po tenton të gjejë një ?komardare shpëtimi?, duke tentuar të thotë se këto shkrime janë nga Sandri apo nga Berisha.

Për këtë sot është përdorur edhe gazetari Mero Baze, i cili në një shkrim të publikuar në median e tij sot, shkruan se ?Frangaj hedh në sulm Berishën, kundër Blushit?.

Por, ka edhe një tjetër detaj, të cilin nëse Mero nuk e di ia kujtojmë ne. Shkrimin për 500 milionshin e ka nxjerrë CNA.al, i pari dhe po ashtu kemi publikuar edhe disa shkrime të tjera, që mund ti lexoni më poshtë.

Ky është një investigim që do të vazhdojë dhe në ditët në vijim do të nxjerrim edhe të tjera materiale.

Mero bën mirë të mësojë që Berisha ka reaguar, pas denoncimit nga CNA.al. Berisha ka reaguar sepse ne po themi të vërtetat e korrupsionit në media dhe në politikë. Për pasuritë dhe transaksionet prej miliona dollarë.

Në qoftë se Mero nuk e di e rekomandojmë të lexojë shkrimet tona, të cilat i kopjon dhe nuk na citon.

Duke ngrënë drekë me Ben Blushin nuk na ndalon dhe as nuk na intimidon dot.

Nesër do të ketë të tjera prova edhe për Meron, edhe për Blushin, edhe për Sandrin edhe për doktorin. Që megjithëse është i veçantë për ne, Mero bën mirë të lexojë CNA.al për të kuptuar se kush është Luli dhe shokët e tij.

Kërkojnë të gjejnë shpëtim, por e vërteta është e vërtetë dhe kjo dosje do të përfundojë në SPAK, kjo nuk ka asnjë diskutim.

Në qoftë se SPAK nuk do të hapë hetimet, do të jemi ne media e parë në Shqipëri që do të çojmë një dosje të plotë investigative, ku do të tregojmë me fakte dhe prova konkrete pasuritë, milionat e dollarëve, dhe gjithçka tjetër ndodh mes medias, qeverisë dhe politikës.

I rekomandojmë Meros dhe Blushit, që të dy të marrin deklaratat e pasurisë së këtij të fundit, ta lexojnë fillim e mbarim se nga një gazetar dhe politikan është kthyer në një oligark./ CNA.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

 

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Lajmet e fundit nga